Në rrethana të tjera nuk do të kisha marrë mundimin t’i shkruaja këto radhë. Por ja që, krejt rastësisht, dy a tri ditë më parë, në një studio televizive pashë Sali Berishën dhe, nuk e di pse, bëra durim ta dëgjoj për disa minuta.
Jo deri në fund. Ta dëgjosh për një kohë të gjatë kur flet ky njeri duhet të jesh ose patologjikisht naiv—siç është ai vetë një gënjeshtar patologjik—ose një njeri trushpëlarë, që nuk e vë në punë aftësinë e vet për të arsyetuar.
Nuk mbaj mend se kur e kisha dëgjuar të fliste për herë të fundit Sali Berishën, por duhet të ketë qenë shumë kohë më parë. Ndoshta një vit e gjysmë më parë, në revoltat e dhunshme të opozitës, pasi ajo u largua nga parlamenti, në fillim të vitit 2019.
Aq pak sa e dëgjova të fliste këtë herë, në atë studio televizive, Berisha më bindi edhe një herë për ato çka unë i kam ditur përgjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit—se ky njeri është një demagog i pandreqshëm, se ky njeri është shumë i paditur, se ky njeri është i paaftë që të arsyetojë në mënyrë racionale dhe, prandaj, përdor sofizma (nënteksti i të cilave lexohet lehtësisht), dhe se ky njeri është një politikan mëkatar dhe ende i rrezikshëm.
Në ato pak minuta që e dëgjova Sali Berishën i bëja vetes këto pyetje: Si është e mundur që e kemi “zgjedhur” këtë njeri të jetë kreu i shtetit tonë dhe kreu i qeverisë që e ka drejtuar vendin tonë për një kohë kaq të gjatë—plot 13 vite?
Si është e mundur që e kemi lejuar këtë njeri të bëjë çfarë dhe si ka dashur me këtë vend? Si është e mundur që e lejuam këtë njeri të kthehej në politikë dhe të merrte frenat e qeverisë edhe pas tragjedisë që ai i shkaktoi këtij vendi dhe këtij populli në vitin 1997? Si është e mundur që ka ende njerëz që i besojnë këtij njeriu, i shkojnë pas dhe e duan sërish në politikë?
Ka vërtet diçka që nuk shkon në tërë këtë histori, e cila flet për një psikozë gjerësisht të përhapur në një popullatë kaq shumë të fragmentarizuar e të përçarë—deri tridhjetë vite më parë nga një sistem komunist, i cili instigoi “luftën e klasave”, dhe, deri vonë, nga vetë politikat e ndjekura nga Berisha—sa e bëjnë të vështirë të kuptuarit e një dukurie të tillë.
Sa kohë që politika shqiptare dhe vullneti i qytetarëve të këtij vendi janë treguar tërësisht të paaftë ta nxjerrin jashtë loje një individ si Sali Berisha, të cilin unë me kohë e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”, mbetet vetëm të presim që, atë çka deri më sot nuk e kanë bërë dot një politikë demokratike konsekuente dhe ligjet e një sistemi drejtësie të korruptuar, ta bëjë ligji biologjik, njëlloj i hekurt për të gjithë njerëzit.
/RAQI/,shkrimi eshte bere nga nje bir komunisti per nje komunist e sekretar partie i quajtur Sali Berisha.
Përgjigjuky qe shkruan eshte i biri sevo tarifes, shkuar komunist
Përgjigju