Fatura energjisë së kreut të PD-së
Basha: Këtë herë Rama s'gënjen

Fatura energjisë së kreut të PD-së<br />Basha: Këtë herë Rama s'gënjen
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me demokristianët në çadrën e ngritur para kryeministrisë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për faturën e energjisë.

Kur para pak ditësh Rama tha se Basha paguan më pak për energjinë, kreu i PD-së u shpreh se ai nuk gënjen por se njerëzit e kategorisë së tij paguajnë më pak, ndërsa 75 % e popullsisë paguan më shumë.
 
“Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë se është ulur. Nxjerr faturën time thotë paguan më pak, nuk gënjen. Kjo është e vërtetë, sepse njerëzve të kategorisë sime, që janë 25% e popullsisë paguajnë më pak ndërsa 75% e popullsisë paguan më shumë. 

Republika e vjetër është komplot politik

Nga ana tjetër Basha vijoi me akuza ndaj qeverisë dhe u shpreh se nuk do ndalet deri në realizimin e kauzës së opozitës.
 
“Sapo u ktheva nga një udhëtim i shkurtër 6 orësh në funksion të fitores sonë të pashmangshme. Më lejoni të ndaj me ju disa lajme të mira e të gëzueshme mbi fuqizimin e përpjekjes kombëtare për republikën e re por nja dy fjalë për aktualitetin do t’i them se i ndoqa. Ça është republika e vjetër? Është një komplot politik me qëllim mbrojtjen e komplotit ekonomik. Është një teatër me kukulla, me maska e fasada qëllimi i të cilës është të maskojë vjedhjen e shqiptarëve.
Demokracia fasadë është një qeveri kriminelësh që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë sepse përmes abuzimit vjedh xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

“Ne me bukë, ti me gurë”, Basha-Ramës: S’lahet mjalti me shëllirë

Pas një postimi nga kryeministrit Rama ku shkruhej: “Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”, ka ardhur edhe reagimi i Bashës.

“Sa për thënien “Ti me bukë e ne me gurë, po të them që mjalti nuk lahet me shëllirë, ka vetëm një rrugë që mos ta hash të gjithën vet, t’i bashkohesh një pakti që i largohet Republikës së vjetër, i grushtit të kriminelëve dhe t’i pajtohesh axhendës së interesit qytetar. Republika e Re po vjen, është e ndershme. Republikë e Re do të thotë që në kushtet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, vetëm përmes një qeverie teknike që i garanton ato, sovrani do të vendosë me votë të lirë,” tha Basha.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg