TIRANË- Nëse papërgjeshmëria për të respektuar protokollet vijon duke e konsideruar COVID 19 një grip të zakonshëm, fatura që rëndon mbi xhepat tuaj do t'ju rrëfejë një tjetër fakt. Të gjithë e dimë që një grip i zakonshëm do të kalonte me një antigrip 500 lekë, nafazolinë 430 dhe disa ditë pushimi dhe në rastin më të keq me medikament për temperaturën apo antibiotik, por receta e një të prekuri me COVID nuk ka një fund.
Kjo është një prej recetave të një pacienti me COVID 19, ku lexohen medikamentet e përshkruar nga mjeku, dhe është një kurë për pacientët që e kalojnë sëmundjen në karantinim shtëpiak. Mjeku ka rekomanduar dy antibiotikë, Roxipinë e cila është injeksion në muskul, Tavanic antibiotic me tablet, dexametazon, vitamina dhe hollues gjakut. Por recetat ndryshojnë duke bërë modifikime për secilin pacient.
Nëse refuzoni të mbani maskë dhe distancë atëherë do duhet të përgatiteni për të boshatisur xhepat me një kurë që shkon 25 mijë të vjetra deri në 60 mijë të vjetra në një ditë, dhe kostoja për 14 ditë shkon nga 350 mijë të vjetra deri në 8 qind e 40 mijë lekë të vjetra vetëm për ilaçe.
Pa përfshirë 140 mijë deri në 170 mijë lekë bërja e një skaneri që gjithmonë është më i sigurt se tampon për të identifikuar praninë e COVID 19. Në këtë rast gjithnjë nëse nuk do të ndodheni në gjendje kur do duhet të shkoni në spital për trajtim më të specializuar. Në këtë rast do duhet të shtoni në kosot edhe
SA KUSHTOJNË 14 DITË IZOLIM I NJË TË PREKURI ME COVID-19
- Oksimeter - 3000 ose 6000 lekë
- Antibiotike tablete nga goja rreth 1100 lekë për 5 ditë
- Antibitokë venozë (470-2700/lekë për flakon) për 1 person duhen minimumi 7-14 flakona në kurë
- Vit C/D/B-Complex/Probiotike, kripëra ... varet nga buxheti i pacientit
- Tretës të sekrecioneve, mesatarisht 1100 lekë për një muaj se kolla nuk ikën lehtësisht.
- Hollues gjaku tabletë, më i thjeshti rreth 200 lekë për një muaj
- Holluesi me efikas me kasto rreth 300/lekë tableta ose 500 lekë injeksioni
- Aparat oksigjeni, rreth 10000 lekë në muaj me qera
- Maska, rreth 300/400 lekë, duhen 10 copë për ti ndërruar
- Alkool, dezinfektues, 80-800 lekë flakoni
- Skaneri në privat 14000-17000 lekë
Shikoj komentin e Lilit qe dashka qe sherbimet tja mbulojne sigurimet shoqerore Lili I/e dashur me boten jashte I mbulojne siguracionet sherbimet mjeksore se cdo I punesuar paguan qimet e kokes me muaj a vit Mesatarisht 7000€ me vit dhe kete e kam te vertetuar me pagesat Nqse siguracioni qe qytetari paguan nuk eshte shume I madh aq sherbim mjeksore i mbulon tjetren do ta paguash vet Sa me shume paguan aq me e madhe eshte fasha e mbulimit te shpenzimeve Provoje mos te kesh siguracion do guxosh te therrasesh ambulancen te coj me spital nein do ta gdhish si qeni me shtepi Boll na çate koken sikur jashte eshte miresi e madhe Dy pika ne gjuhe per ulje tensioni te cojne me makinen tende ne spital do paguash 70€ nqse ske siguracione Nje vizite tek mjekja e familjes nqse te pickon grereza 60€ Ok mbushu mos u pirdh kot Me maguajme ne muaj sigurime shendetsore se mos I ngaterroni me sigurimet shoqerore qe paguani ato jane per te perfotuar pensionin kur te vij mish eshte 3.4% e pages mujore bruto nga te cilantro 1.7% I paguan punedhenesi dhe 1.7% I paguan ti Secili e llogarite vet sa jep ne muaj per sigurimet shendetsore ( paga bruto qe deklarihet me tatime jo ajo qe mund te marresh me zarf ti I/ e dashur Lili
PërgjigjuMasat nuk zbatohen fare Nje pjese e supermarketeve mu ne Zemer te Tiranes nuk duhet tja dine se klientet hyjne pa maska plus qe nuk ka hapesire per distancimin social sorrollaten per minute te tera neper rafte dhe kur hyjne as desifektantin qe eshte me hyrje te tyre nuk e perdorin Kur eshte rrumpalle me zemer te tiranes imagjinoni dot ne zonat rurale atje dhe duhani pihet vence Brenda me kafenr Me momentin kur nje dua tregtare gjobitej po te futej njeri pa maske nuk te lumte kush ,nuk guxoje te fuse as majen e gishtit t Me vendimin qe per mbantjen e maskes ne ambjentet e njesive tregtare pergjigjet vet klienti jo njesia tregtareme eshte bere rrumpalle fare Kam nje sugjerim per trupat qe kryejne kontrollet ne terren Kontrolloni kamerat e subjekteve dhe shihni gjemen Beni shembuj si klientet duke I nxjerre surratet e tyre ne tv dhe duke I gjobitur per sa here jane gjeturpa maska ne ambjente te brendshme Subjekteve i. Beni me dije qe te kene be pune kamerat e objekteve te tyre me te kundert do ta marrin ata gjoben Vetem keshtu vihet ne udut ju milet Nuk kam pse te vuajme papergjegjshmerine e nje pjese injorante Beni shembull disa e do shihni Frika ruan vreshtin thote populli
PërgjigjuDMTH kjo eshte shendetsia falas
PërgjigjuMasat nuk zbatohen fare. Hyn neper institucione askush nuk mban maske hyn ne markete ne shkoder e kane masken punonjesit poshte gushes dhe bleresit hyne te gjithe pa maske. Te vetmet vende me maske jane bankat. E turpshme per drejtuesit e institucioneve dhe manaxheret e marketeve per kete situate te krijuar
PërgjigjuShume bukur, thelbi lajmit kercenim per njerzit, si sju vjen turp, jeni bere njesh si banda ne pushtet, kercenoni njerzit se do vdisni, se sdo keni lek per ilaçe se bejne kaq e aq.....si sju vjen turp o te degjeneruar, po kush media ne europe e ballkan i kercenen ne kete forme popujt e vet....po ilacet i paguan shteti i kalbur o te paudhe se cdo njeri i paguan cdo muaj sigurimet shoqerore e shendetesore.....po pse mor te mallkuar vetem me kere forme. Pse nuk jepni nje lajm te gezuar, clodhes pse nuk kontribuoni te qetesoni njerezit por vetem terrorr, dhune, vrasje, ky i poshter ai bandit...nuk eshte roli medias ky qe beni ju cdo dite, cdo ore!
PërgjigjuPo ke te drejte ska virus mos e vrit mendjen shko dil nje her nga infektivi bej nje xhiro. Ti paske ik nga mendorja.
Keto Jane per kedo , I siguruar ose jo . Jane ilace Qe do marresh Në farmaci , s'ka rimbursim për to . Keto Jane ilace po Nuk ishe rende e e kalon Në Shtepi . Plus Po gjete infermiere per Te të bere injeksionet , se Kane frike e Nuk Ti Ben njeri . Te ambulanca Nuk Te pranojne ... Muhabet tjeter dpitali . Mjere kujt I bie ...
PërgjigjuNe Shqiperi qytetaret jane teresisht te zbuluar nga skemat e sigurimit shendetesor. Nuk ka asnje vend ne bote ku ndodh nje gje e tille. Qytetaret paguajne siguracion cdo trajtim shendetesor ne spital apo ne shtepi duhet te mbulohet nga sigurimet. Eshte absolutisht skandal dhe e papranueshme qe cdo sherbim mjeksor te paguhet nga vete qytetaret.
Në asnjë vend në Europ nuk paguar populli, por këtë e ka për pergjegjësi shteti...!!!
PërgjigjuKeto jane po nuk ishe i siguruar.
Përgjigju