Faturat e 'kripura' në bregdet, Klosi: Po ra oferta, bie çmimi! Qytetarët të denoncojnë rastet

Ministri Klosi tha se është jashtë çdo logjike që të ketë rritje çmimesh në këtë periudhë. Ai ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' t'i denoncojnë menjëherë ato.

"Nuk gjykoj dot faturat që publikohen, janë kthyer të gjithë në gazetarë ku çdo celular është kthyer në redaksi lajmesh. Nuk mund të kemi rritje çmimesh në këto kushte, nuk është logjike. Për sa kohë sa do të kemi më pak njerëz do të kemi dhe ulje të çmimeve. Ftoj të gjithë qytetarët që të denoncojnë çmimet abuzive", tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës! Qytetarët të denoncojnë faturat e 'kripura' në bregdet!


I.K//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja