Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës! Qytetarët të denoncojnë faturat e 'kripura' në bregdet!

Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës! Qytetarët të denoncojnë faturat e 'kripura' në bregdet!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një intervistë me emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se Shqipëria do të shfrytëzojë shumë turistët që vijnë nga toka. Klosi u shpreh se është jashtë çdo logjike që të ketë rritje çmimesh në këtë periudhë. Ai ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' të denoncojnë menjëherë ato.

"Të punojmë që Shqipëria të kthehet ne një qendër turistike e qëndrueshme për këtë vit jo vetëm nga deti, por kemi fatin që të punojmë shumë edhe nga toka. Po shohim me shumë dëshirë të hapim kufijtë tokësore dhe turizmin që na vjen në rrugë tokësore shpresojmë ta rrisim shumë pasi kemi favorin që turistët mund të vijnë nga shumë vendet të Evropës përmes tokës. Nuk gjykoj dot faturat që publikohen, janë kthyer të gjithë në gazetarë ku çdo celularë është kthyer në redaksi lajmesh. Nuk mund të kemi rritje çmimesh në këto kushte, nuk është logjike. Për a kohë sa do të kemi më pak njerëz do të kemi dhe ulje të çmimeve. Ftoj të gjithë qytetarët që të denoncojnë çmimet abuzive", tha Klosi.

Në lidhje me mbetjen urbane dhe 'bombat ekologjike' që Report Tv i ka denoncuar prej ditësh, ministri Klosi pranoi dështimin me menaxhimin e tyre duke thënë se fatkeqësisht nuk gjen forcën që kjo problematikë të menaxhohet ndryshe. Klosi tha se nëse personat përgjegjës nuk i vënë gishtin kokës, atëherë ta harrojnë turizmin.

"Nëse nuk ndryshon vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në qytetet tona dhe të mos përdoren më shtratet e lumenjve dhe komunave ku ende e kanë lumin si vend të deponimit të mbetjeve.  Ende nuk po gjejmë forcën ta menaxhojmë ndryshe këtë problematike që nxit shumë debat me të drejtë. Mbetjet spitalore janë më të kontrolluara dhe kanë një tjetër mënyrë trajtimi, por për aq kohë sa vendet e grumbullimet e mbeturinave janë pranë lumenjve janë problem, pasi një shi bie dhe i çon në det. E kemi tashmë të përcaktuar në kodin penal që dëmtimi i pyjeve dhe vend depozitimi i mbetjeve në mënyrë të gabuar të dënohet me ligj", tha Klosi.

Në lidhje me marrjen e pagave të luftës, ministri Klosi tha se e ka ndjekur vetë këtë çështje dhe ka enë në komunikim të vazhdueshëm me operatorët turistikë. Ai tha se deri tani 130 mijë persona nga operatorët turistikë kanë marrë  pagesën prej 40 mijë lekë nga paketa e dytë financiare.

"Paketa e dytë i dha mbështetje 100 % të gjithë hoteliereve me pagat e luftës dhe shumica e ka marrë. Paga e luftës prej 40 mijë lekë, deri para pak ditësh është marrë nga 130 mijë veta", tha Klosi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:15
Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës!

Në lidhje me mbetjen urbane dhe 'bombat ekologjike' që Report Tv i ka denoncuar prej ditësh, ministri Klosi pranoi dështimin me menaxhimin e tyre duke thënë se fatkeqësisht nuk gjen forcën që kjo problematikë të menaxhohet ndryshe. Klosi tha se nëse personat përgjegjës nuk i vënë gishtin kokës, atëherë ta harrojnë turizmin.

"Nëse nuk ndryshon vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në qytetet tona dhe të mos përdoren më shtratet e lumenjve dhe komunave ku ende e kanë lumin si vend të deponimit të mbetjeve.  Ende nuk po gjejmë forcën ta menaxhojmë ndryshe këtë problematike që nxit shumë debat me të drejtë. Mbetjet spitalore janë më të kontrolluara dhe kanë një tjetër mënyrë trajtimi, por për aq kohë sa vendet e grumbullimet e mbeturinave janë pranë lumenjve janë problem, pasi një shi bie dhe i çon në det. E kemi tashmë të përcaktuar në kodin penal që dëmtimi i pyjeve dhe vend depozitimi i mbetjeve në mënyrë të gabuar të dënohet me ligj", tha Klosi.

Ora 22:57
Klosi: Dezinfektim të plazheve brenda këtij muaji

Ministri Klosi tha se dezinfektimi i plazheve është i nevojshëm dhe se do të bëhet brenda këtij muaji, për të shmangur të gjitha problematikat që lidhen me të.

"Dezinfektimi i plazhit duhet bërë dhe po e shohim me shumë vëmendje. Kurdo që të hapen plazhet, pjesa e dezinfektimit është e nevojshme dhe do të bëhet brenda këtij muaji", tha Klosi.

Ora 22:46
Faturat e 'kripura' në bregdet, Klosi: Po ra oferta, bie çmimi! Qytetarët të denoncojnë rastet

Ministri Klosi tha se është jashtë çdo logjike që të ketë rritje çmimesh në këtë periudhë. Ai ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' t'i denoncojnë menjëherë ato.

"Nuk gjykoj dot faturat që publikohen, janë kthyer të gjithë në gazetarë ku çdo celular është kthyer në redaksi lajmesh. Nuk mund të kemi rritje çmimesh në këto kushte, nuk është logjike. Për sa kohë sa do të kemi më pak njerëz do të kemi dhe ulje të çmimeve. Ftoj të gjithë qytetarët që të denoncojnë çmimet abuzive", tha Klosi.

Ora 22:29
Klosi: Nuk dimë kur mund të hapen plazhet, pandemia ende aktive

Ministri Klosi tha se nuk dihet ende kur do të hapen plazhet dhe se në këtë periudhë është e rëndësishëm që të gjithë të respektojë masat që të mos kthehemi pas me pandeminë.

"Lungomare është pjesë e një strategjie të madhe turistike dhe ka pasur një punë shumë të madhe në kthimin e tyre në qendra turistike. Falë mundësisë së mirëmenaxhimit të pandemisë na ka bërë që sot të konkurrojmë me 'ujqërit' në turizëm si Greqinë, Kroacinë e Italinë falë dhe situatës që ndodhet vendi. Plazhi nuk është lejuar ende në asnjë vend të rajonit dhe ne nuk mund ta hapim. Po përpiqemi fort që të kemi një situatë të kontrolluar dhe jo të na kthehet kundër. Ju lutem të gjithëve të mos harrojnë që ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe situatë pandemie ku duhet të ruhemi të gjithë. nuk mund të çedojmë në hapjen graduale. Operatorët kanë protokollet e plazhit në mënyrë që të përgatiten, por ende nuk është marrë një vendim për hapjen e tyre", tha Klosi.

Ora 22:29
Klosi: 130 mijë veta nga operatorët turistikë kanë marrë pagën e luftës

Ministri Klosi tha se deri tani 130 mijë persona nga operatorët turistikë kanë marrë pagesën prej 40 mijë lekë nga paketa e dytë financiare.

"Paketa e dytë i dha mbështetje 100 % të gjithë hoteliereve me pagat e luftës dhe shumica e ka marrë. Paga e luftës prej 40 mijë lekë, deri para pak ditësh është marrë nga 130 mijë veta", tha Klosi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respekte: 13/05/2020 02:34

    Respekte qe e pranon. Me e ndershme keshtu, sesa te thote si te tjeret jo po keshtu, jo po ashtu. Shume faj ska se sdo vere police pergjate cdo lumi. Faj kemi ne si qytetare qe shpesh shohim gjera e nuk i denoncojme. Faj ka edhe ai tenderi i eliminmit te mbetjeve spitalore, ne fakt.

    Përgjigju
  • meri: 13/05/2020 00:01

    Z.Minister,neqoftese nuk ben detyren per te cilen paguhesh,LARGOHU...Te te vije TURP...kur thua qe,fatkeqsisht nuk kam force qe kjo problematike te menaxhohet ndryshe.Parazit.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja