Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku ka reaguar pas akuzave të vazhdueshme të PD-së për shpërdorim detyre dhe sa ka përfituar para publike me anë të tenderave. Mazniku i ka quajtur akuzat ndaj tij si hedhje balte nga ana e PD duke paralajmëruar se përgjigjen PD do ta marrë në rrugë institucionale.
“Opozita do marrë përgjigje në mënyrë institucionale siç duhet. Nuk do merremi me fjalë dhe hedhje balte që Partia Demokratike i ka sistematike” ka thënë Mazniku.
Partia Demokratike akuzon Maznikun se ka bashkëpunuar me kompaninë “Fusha” duke dhënë tendera pa garë në këmbim të parave dhe qëndrimit në vende luksoze në Barcelonë.
Prokuroria e Përgjithshme tashmë i ka kërkuar prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit që të nisë vlerësimin e denoncimit të PD-së kundër n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku për faturat në Barcelonë.
Turp .Ju lutemi mos u merrni me PD.Ne vend te platformave qeverisese alternative merret me denoncime shumica e tyre krejtesisht te pa vlere,duke u kthy ne nje "ministry hetimore" keqdashese shqiptare.Tashma aleati strategjik I PD eshte Greqia qe nepermjet Lulit kerkon te pervetesoj hapsirat detare qe fitoj mbi bazen e traktatit QE lULI FIRMOSI me ministren e jashteme greke e qe u anullu nga gjykata e larte.Tashma ajo nuk ka asnje perkrahje nga asnje parti apo shtet europian e ne mendyre absolute e abandonume nga SHBA
Përgjigju