TIRANË- Albana Ferraj, ish drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE është lënë në burg. Ditën e sotme Ferrajt i ëhstë komunikuar masa nga Gjykata për favorizimin e kompanisë italiane për 132 mijë euro.
Arrestimi i ish drejtoreshës së OSHEE u bë i mundur vetëm pak ditë më parë (më 8 dhjetor) ndërsa ishte shpallur në kërkim që prej 2 vitesh.
Albana Ferraj, 48 vjeçe u arrestua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.
Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.
Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.
Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të fshehur natyrën e kundërligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë "Com Metodi" s.p.a.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.2%
-
Të gabuar
52.1%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2192
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
31 Maj, 12:43
-
Turi i falënderimeve, Veliaj në Njësinë 8: PS, forca më bashkuese e shqiptarëve! U shërbejmë të gjithëve njëlloj
31 Maj, 12:30
-
Abuzimet te ‘Financa’, Apeli i Tiranës zbut masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn, e lë në 'detyrim paraqitje'
31 Maj, 11:58
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreun e Kushtetueses del para GJKKO: Huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati! Për apartamentin në Tiranë kam kredi deri në 2033
31 Maj, 11:44
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
Ankimoi vendimin e masës arrest në burg, më 1 qershor Apeli i GJKKO mban seancën për Fredi Belerin
30 Maj, 13:58
-
Redian Rraja mohon të ketë lidhje me ‘Audi-n’ e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: E kam thjesht mike, asgjë tjetër! S'kam shpenzuar nga fitimet e mia
30 Maj, 12:52
-
U arrestuan për ryshfet, ja si ranë në ‘kurthin’ e Prokurorisë së Tiranës 2 efektivët e forcave ‘Shqiponja’
30 Maj, 12:44
-
Bazë armatimesh në Tiranë, dënohet me 7 vite e 6 muaj burg Kristian Gjini! Shpallet i pafajshëm Fatjon Murati, në arrati që prej atentatit në 'Don Bosko'
30 Maj, 12:41
-
Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars 2023, për herë të parë pas 5 vitesh
30 Maj, 12:39
-
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai shkon në SPAK: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, u thirra për një ngjarje të vjetër
30 Maj, 12:13
Opo kjo ca eshte xhanem femer e mashkull,nga emri duket femer nga fytyra si mashkull eh bela bela,do jete sorosiane dhe kjo
PërgjigjuA thua ta ketë bërë këtë vjedhje kjo dhe ndarjet e pjesëve, pa miratimin e Ardian Çelës, e ky i fundit pa bekimin e Vangjush Dakos…
PërgjigjuObobo sa e shemtuar. Si dreqi qenka
PërgjigjuKa qene vajze dhe familje e shkelqyer pse e katandisi veten keshtu kjo.
PërgjigjuNe Shqiperi te gjithe Albana Ferraj jane,fatkeqesisht ky eshte realiteti.
Përgjigju