Faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Tiranës, plotësohen 64% e kuotave! Mungesë studentësh, gjuha ruse e greke nuk do hapen

Në përfundimin e fazës së parë të regjistrimeve, në Universitetin e Tiranës janë përmbushur 64% e kuotave. Rektori Artan Hoxha tha se edhe këtë vit ka pasur numër të lartë aplikimesh.

"Janë 58,472 aplikime në Universitetin e Tiranës. Kuotat në Universitetin e Tiranës janë 5133. Numri i regjistrimeve është 3258. Kuota të lira Universiteti i Tiranës ka në të gjithë programet e veta 1874".

Më të preferuar nga të rinjt mbeten degët e Informatikës, Financë, Drejtësi, e Teknologji Informacioni. Nga ana tjetër ka një interes të ulët për disa degë si Kimi, Fizikë, Filozofi dhe disa gjuhë të huaja që edhe këtë vit nuk do të hapen për mungesë të studentëve.

"Gjuhën ruse, gjuhën greke e kemi pasur me problematik. Në gjuhën greke nuk kemi asnjë të regjistruar, në gjuhën ruse kemi vetëm një".

Edhe në degët e mësuesisë ka problematika. Rektori Artan Hoxha thotë se një arsye është dhe forcimi i kritereve pranuese që ka kjo degë.

"Një element tjetër është nota mesatare e cila nëse në futjen e programeve në përgjithësi është 6.5, në gjuhët e huaja që përfundojnë edhe me mësuesi është 7 dhe në programet e tjera është 7.5 që do të thotë që mekanizmi që një maturant i mirë do jetë një mësues i mirë dhe që të jetë i mirë duhet të ketë një notë mesatare më të lartë se të tjerët ka bërë që të bjeri numri i atyre që aplikojnë".

Viti i ri akademik do të nisë më 11 tetor. Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një herë thirrje studentëve të vaksinohen duke u kujtuar se pa vaksinë nuk do të hyjnë në auditore.  

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?