Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se videoja është nga vizita e studentëve në Kryeministri, pas takimit të tij me ta në auditorin e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.
“Dhe me këtë video-kartolinë të vizitës së Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri, pas vizitës sime në auditorin e tyre në Prishtinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri ka shoqëruar postimin me pamje nga takimi me studentët në ambientet e Kryeministrisë.
“Politika është mundësia që të bësh bashkë gjëra që vetëm si bën dot”, u shpreh mes të tjerash Rama.









Komente
Komento