Nga dita e sotme (1 Maj) nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokuroritë bashkëngjitur këtyre rretheve gjyqësore. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.

Gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga sot do të mbetën vetëm 13 gjykata nga 22. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.

Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Faza e parë u aplikua në muajin shkurt kur nga 6 apele që ishin në të gjithë vendin, u vendos reduktimi në një Apel kombëtar. Në këtë mënyrë, u shkrinë gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës Korçë dhe Gjirokastër duke bërë që të gjitha dosjet të transferohen në Tiranë.

Faza e tretë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti kur parashikohet reduktimi i të gjitha gjykata administrative në dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 maji do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Shkrihet gjykata e Kurbinit, 1600 dosje transferohen në Lezhë, avokatet: Do të krijohet kaos dhe vonesa në drejtësi

 

Që prej kësaj të hëne Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit do të jenë jashtë funksioni. Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, këto institucione të drejtësisë janë zhvendosur në Lezhë, ku janë transferuar plot 1600 dosje.

Zbatimi i këtij vendimi nuk është pritur aspak mire nga Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhës, sipas të cilëve mungesa e institucioneve të drejtësisë do të paralizojë mijëra banor të Kurbinit të cilëve ju duhet të udhëtojnë drejt Lezhës për të marrë shërbime.

Me hartën e e re gjyqësore qarku i Lezhës do të ketë vetëm 1 gjykatë dhe prokurori, por ambientet e kufizuara dhe numri i ulet i gjyqtareve dhe prokurorëve pritet të krijojë kaos dhe vonesa në sistemin e drejtësisë.

Ora 12:02
Shkrirja e 9 gjykatave të Shkallës së parë, KLP miraton transferimin e prokurorëve

1671201499_Screenshot6.png

Me shkrirjen e 9 gjykatave të Shkallës së Parë, me implementimin e Hartës së re Gjyqësore, edhe prokuroritë e 9 rretheve gjyqësore janë transferuar.

Përmes një vendimi të marrë më 24 prill KLP ka miratuar zhvendosjen e prokurorëve.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)