SHBA - Drejtori i Byrosë Kombetare të Hetimeve të SHBA-së (FBI), James Comey ka deklaruar se ka arritur në 200 numri i personave që duan të shkojnë në Siri për të luftuar dhe për arsye të ndryshme.

Drejtori i FBI-së, Comey ka marrë pjesë në Komitetin e Shërbimeve Sekrete të Senatit në diskutimin me temë "Lufta kundër terrorizmit dhe spiunazhi". Në një deklaratë me shkrim të dorëzuar Komitetit Comey dha detaje mbi perosnat që duan të shkojnë në Siri nga SHBA-ja.

Ai vuri në dukje se rreth 200 shtetas amerikanë kanë shkuar ose kanë tentuar të shkojnë drejt Sirisë. Megjithëse kjo shifër është shumë më e vogël në krahasim me partnerët tanë tha Comey, duke shtuar se duan të analizojnë thellë arsyet se pse qytetarët amerikanë duan të shkojnë pranë grupeve ekstremiste si ISIS.

Comey ka vënë në dukje edhe luftën e organizatës tërroriste në rrejtet sociale.dhe ka shpjeguar se kjo organizatë mbledh shumë idhtarë dhe pjestarë përmes këtyre rrjeteve.

Po vazhdohet me evidentimin e personave të cilët duan ose shkojnë në Siri për t'iu bashkangjitur ISIS tha Comey dhe vazhdon më tej duke thënë se ata do të përndjekin ato që mundohen të godasin SHBA-në nga brenda./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)