FIER - Aldo Ymeraj, 25-vjeçari nga Fieri i cili u arrestua pak ditë më parë për llogari të FBI i akuzuar si një prej hack-erave të grupit të famshëm të piraterisë "Infraud" të cilët kanë vjedhur rreth 530 mln dollarë përmes kartave të kreditit, jeton në kushte jo të mira ekonomike.
Kamera e Report Tv mbërrit sot në lagjen "Konferenca e Pezës" ku edhe banon familja e Aldo Ymerajt. Fqinjët shprehen se Aldo është një djal shembullor në lagje, i pafjalë dhe i respektueshëm. "Jemi habitur kur kemi marrë vesh se është arrestuar. Familja e tij jeton në kushte ekonomike jo të mira", shprehen fqinjët e Aldo Ymerajt.

Pallati ku banon Aldo Ymeraj
"Kubanezi" u la në burg 60 ditor nga Gjykata e Fierit, ndërsa pritet të ekstradohet në drejtim të SHBA ku do të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet amerikane. FBI akuzon Ymerajn se nga veprimtaria e tij kibernetike, ka arritur të përfitojë nga vjedhja e të dhënave të kartave të kreditit rreth 675 mijë dollarë. Veprimtaria kriminale e hakerave vijonte duke bërë transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.
Para disa ditësh në SHBA u ngrit një padi për 36 persona, mes të cilëve ishte 25-vjeçari Ymeraj dhe 3 shtetas kosovarë. Operacioni për arrestimin e 36 personave të shpallur në kërkim u zhvillua në Shqipëri, Francë, Britani, Itali, Australi, Kosovë dhe Serbi dhe në total u arrestuan 13 persona. Anëtarët e kësaj organizate virtuale, nuk ishin takuar me njëri tjetrin, por kishin njohje virtuale në këtë forum kriminal. Grupi hackerave "Infraud", u krijua në 2010 nga një 34-vjeçar ukrainas, i cilte shiste karta krediti të vjedhura.

Aldo Ymeraj
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO