Futbolli elitar spanjoll, La Liga, po e zhvillon raundin e 33-të këtë mesjavë. Mbrëmjen e të martës u zhvilluan katër duele, ndërsa tre të tjera janë në program për sot. Athletic Bilbao fitoi 1-0 kundër Osasunës, Mallorca u ndal 1-1 në shtëpi nga Valencia, ndërsa Betis mori tri pikë pas fitores 2-3 kundër Gironas në Katalonjë. Real Madridi fitoi 2-1 kundër Alaves dhe 'mban gjallë' garën për titullin kampion në Spanjë, paçka se Barcelona vijon të jetë në krye.
Në 'Bernabeu' djemtë e Alvaro Arbeloas harruan eliminimin nga Bayern Munich në Champions League dhe fituan 2-1 kundër Alaves. Ndeshja u zhbllokua pas 30 minutave lojë nga Kylian Mbappe. Arda Guler asistoi për francezin që nuk gaboi përballë Sivera. Në minutën e 50-të Vinicius Junior shënoi edhe golin e dytë për qetësinë e Real Madridit. Në shtesën e tretë të ndeshjes Alaves shkurtoi rezultatin në 2-1 me golin e Toni Martinez, por ishte shumë vonë për të kërkuar barazimin.
Pas 32 ndeshjeve të luajtura, Real Madridi ka 73 pikë në renditje dhe mban vendin e dytë, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barcelonës që luajnë sot në shtëpi kundër Celta Vigos.
La Liga, raundi 33:
E martë, 21 prill 2026
Athletic Bilbao 1-0 Osasuna
Mallorca 1-1 Valencia
Girona 2-3 Betis
Real Madrid 2-1 Alaves
E mërkurë, 22 prill 2026
19:00 Elche - Atletico Madrid
20:00 Real Sociedad - Getafe
21:30 Barcelona - Celta Vigo
Renditja:

Në 'Bernabeu' Real Madridi harroi eliminimin nga Bayern Munich në Champions League dhe fituan 2-1 kundër Alaves. Ndeshja u zhbllokua pas 30 minutave lojë nga Kylian Mbappe. Arda Guler asistoi për francezin që nuk gaboi përballë Sivera. Në minutën e 50-të Vinicius Junior shënoi edhe golin e dytë për qetësinë e Real Madridit. Në shtesën e tretë të ndeshjes Alaves shkurtoi rezultatin në 2-1 me golin e Toni Martinez, por ishte shumë vonë për të kërkuar barazimin.
Komente







