Federbet: Ja sa ndeshje trukuan
Skënderbeu dhe Teuta në Europë

Federbet: Ja sa ndeshje trukuan<br />Skënderbeu dhe Teuta në Europë
Shqipëria rikthehet sërish në qendër të sulmeve dhe goditje për pastërtinë e futbollit pas dënimit të ekipit të Skënderbeut me një vit përjashtim nga Europa për trukim të ndeshjeve në sfidat e Champions League edicionin e kaluar.

Trukimeve në Shqipëri këtë herë u ka kushtuar një shkrim të gjatë “Il Fatto Quotidiano” në Itali. I intervistuar nga “Il Fatto Quotidiano”, sekretari i Federbet Francesco Baranca, kompanisë që monitoron lëvizjen e basteve, shprehet se “Problemi i klubeve shqiptare ka lindur herët.

Ndeshjet e brenda janë të besueshme, por kur luajnë jashtë në ndeshje zyrtare apo miqësore kombinohen në të gjitha mënyrat” shprehet ai. Ndërsa përsa i përket ndeshjeve zyrtare në Europë, Francesco Baranca rikthehet shumë pas në vite. “Në 14 gusht 2003, turni i parë Dinamo - Lokeren 0-4 dhe Vllaznia - Dunde 0-2 janë të trukuara.

Çështja është shumë më gjerë se kaq dhe aktualisht ka të bëjë me të gjitha vendet e Europës Lindore”deklaron Baranca. Duke u ndalur te dënimi i Skënderbeut, sekretari i Federbet Francesco Baranca sqaron se janë 4 ndeshje që kampionët e Shqipërisë kanë trukuar. “Kundër Crusanders, Dinamos së Zagrebit, Sportingut të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës në grupet e Europa League.

Por problemi nuk është Skënderbeu, por klubet shqiptare dhe ajo që fshihet pas tyre”theksoi ai. Për të argumentuar një fakt të tillë, pavarësisht përjashtimit të Skënderbeut, ai ndalet duke akuzuar një tjetër ekip shqiptar për trukim.

“Teuta trukoi ndeshjen kundër Almatit në Kazakistan. Kuotat për tu shënuar mbi 3.5 gola gjatë ishin të ulëta dhe si përfundim ndeshja u mbyll 5-0 ku tre gola u shënuan në 30 minutat e fundit”tha Francesco Baranca.

Tashmë priten reagime për ndeshjet e Partizanit në Champions League që zëvendësoi Skënderbeun, por mrekullia që u pa në Hungari, që është e dyta në pak kohë pas asaj që bëri kombëtarja në Francë vështirë që të cënohet.

Faksimile e lajmit të “Il Fatto Quotidiano”​ për futbollin shqiptar
Francesco Baranca

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)