Fejesa e Këlliçit me vajzën e Artan
Shkrelit, reagojnë demokratët 

Fejesa e Këlliçit me vajzën e Artan<br />Shkrelit, reagojnë demokratët 
Demokratët s’e kanë pritur mirë lajmin mbi fejesën e kandidatit për kryetar të FRPD, Belind Këlliçi, me Ana Shkrelin, vajzën e Artan Shkrelit, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PS, Ledi Shamku. Në internet qarkullojnë fotomontazhe ku shkruhet se Rama do të marrë nën kontroll Forumin Rinor të Partisë Demokratike me Belindin si dhëndri i Rilindjes.

“Rilindja e Ramës pretendon të kapë FRPD me Belind Këlliçin, dhëndrin e Rilindjes”, thuhet në mbishkrimet e fotove të shpërndara në internet. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Këlliçit i cili thotë se muhabetet e kollovarëve vijnë nga jashtë Partisë Demokratike. Ai shpjegon se ka kohë që është lidhur me vajzën e Shkrelit dhe se me të e bashkojnë ndjenjat, pavarësisht se ndahet nga pikëpamjet politike.

kellici

Ja reagimi i Belind Këlliçit

“Miq. Po lexoni këto ditë muhabete kollovarësh? Mos u trishtoni! Vijnë nga jashtë nesh! PD nuk merret me biografi. Me to merrej Fronti Demokratik i Nexhmije Hoxhës të cilit mesa duket i ka prishur planet gara jonë dhe po fut fuqishëm hundët. Këta tipa, theksoj: pa lidhje me FRPD dhe PD, kanë ditë që po ju fryn në vesh se “dhëndri i rilindjes po ju merr Forumin”.
Së pari, unë jam Belind Këlliçi dhe votohem për këtë që jam. E kam krenari që vij nga e djathta tradicionale që nga të parët e mi, gjyshi me të vëllanë, me kontribute në të Pavarësinë dhe ngritjen e shtetit shqiptar, në të djathtën dhe vetëm të djathtën shqiptare. Jam biri i dy prindërve të mrekullueshëm, demokratë të orëve të para dhe vet, që fëmijë, jam militant i angazhuar fort në Partinë Demokratike, të cilës prej 6 vitesh, i kam kushtuar gjithçka. Së dyti, ka kohë që jam i lidhur me një vajzë të mrekullueshme. Është e vërtetë që është e bija e atyre prindërve që shkruan Fronti Demokratik. Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur”.
Unë që kam drejtuar Departamentin e Ish të Përndjekurve në PD kam dëgjuar plot raste rrëqethëse kur njëri partner e ka pësuar se tjetri s’kishte “partishmëri”. Por kjo ka ndodhu dikur. Ka ndodhur në kohën dhe partinë e atyre që përmbysëm para 25 vitesh. Kush ka hyrë si kollovar në shoqëri, politikë, intimitet beson se “krushku” që të ka futur e të mban, të lëviz edhe fijet e të drejton. Të përdor edhe si mashë për të kapur gështenjat që s’i zë dot. Ky sorollop Fronti s’e ka për gjë të tradhtojë si kauzat ashtu edhe dashuritë. Unë nuk kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë llumnajë. Jemi ndarë që në ’90­ën ne demokratët prej luftës së klasave, rrëmimeve në biografi, intrigave dhe shantazheve të bodrumeve.
Unë kam hyrë në një garë ku kërkoj votat e çdo demokrati të ri që në radhë të parë ka respekt dhe vlerësim për veten, që beson tek vlerat e individit, që kërkon të udhëhiqet nga një drejtues me integritet e dinjitet, që kërkon një politikë të re dhe një FRPD të fuqishëm. Për “Frontin” që përpiqet të gjejë fije e lidhje, kam një barcoletë, nga koha e tyre:

Takon një xhaxha në tren një tip dhe e pyet “nga je”
­
Mos ma merr për mburrje – i thotë ky – po kunatin e madh e kam në Ministri të Brendëshme, burri i motrës së dytë më punon në Sigurim, burri i motrës së tretë..
­ Or bir, unë të pyes kush të *** tët’ ëmë e jo tët motër!


Prej më shumë se një viti, ish-drejtuesi i Departamentit për Pronarët dhe të Përndjekurit ka zyrtarizuar fejesën e tij me vajzën e arkitektit të njohur, Artan Shkreli dhe deputetes socialiste, Ledi Shamku. Lidhje e cila është pritur me reagime të forta brenda demokratëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com) 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai