Fitore minimale 1-0 për Portugalinë që ia doli kundër Uellsit. Golin 3 pikësh e realizoi Joao Felix në pjesën e parë, ndërsa për 68 minuta si titullarë luajti Cristiano Ronaldo, i cili realizoi edhe gol por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndrëkohë në ndeshjen tjetër të grupit heroin edhe njëherë si gjithmonë te Norvegjia e bëri Erling Halaand. Sulmuesi 26-vjeçar me dopietën e tij vulosi fitoren 3-2 kundër Danimarkës. Këta të fundit arritën të rikuperonin në një moment disavantazhin e dyfishtë, por në fund ishte sërish Halaand ai i cili dha fjalën e tij. Me dy golat kundër Danimarkës, Halaand u ngjit në kuotën e 64 realizimeve me kombëtaren në 56 ndeshje. Edhe pse në moshë shumë të re, Halaand për numër golash me Kombëtaren ka lënë pas fenomenin Rolando, por edhe Zlatan Ibrahimovic.






Komente
Komento