Fëmijë e gra të strehuar në bodrume, njerëz të plagosur, bashkëshortja e Presidentit ukrainas publikon videon: Ta shohë e gjithë bota! Ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja

Fëmijë e gra të strehuar në bodrume, të strukur nënë frikën e bombardimeve, qytetarë të plagosur nëpër rrugë, shkatërrim... kështu duket Ukraina në një video të trishtë të publikuar nga Olena Zelenska, bashkëshortja e Presidentit ukrainas.

Në Instagram, ajo shkruan se këto pamje duhet t'i shohë e gjithë bota dhe se ukrainasit, një vend paqësor, tani janë të detyruar t'i marrin fëmijët çdo ditë në bodrume për shkak të sulmit të Putin.

Ajo thekson se Ukraina nuk do të dorëzohet dhe se lufta që ata po bëjnë 'është luftë për paqen në çdo vend të botës'.

"Kështu duket Ukraina për momentin. Kjo është një video për ta parë bota, ne jemi në luftë. Për shkak të sulmit të Putinit, ukrainasit duhet t'i marrin fëmijët e tyre në bodrume çdo natë dhe të luftojnë armikun nën muret e shtëpive të tyre. Ukraina është një vend paqësor. Ne jemi kundër luftës dhe nuk kemi sulmuar të parët. Por ne nuk do të dorëzohemi. E gjithë bota, shikoni: ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja", shkruan ajo.


Lajmi kryesor:

Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan