DURRËS- Një denoncim i një gjysheje në Durrës, se ish-nusja kishte lënë vetëm 3 fëmijët e saj të mitur në pallatin ku banonte, ka vënë në alarm autoritetet shtetërore. 3 fëmijët e mitur u gjetën vetëm brenda në banesë, në kushte aspak higjienike, dhe u dërguan në spital për ekzaminime pasi siç pretendonte gjyshja kishin 3 ditë pa ngrënë.
33-vjeçarja ishte e divorcuar dhe prej kohësh dyshohet se kishte një konflikt me ish-vjehrrën për kujdestarinë e fëmijëve. Tashmë, siç sqarojnë burimet për Report Tv, autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve.
Pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit ka rezultuar se fëmijët janë të infektuar me zgjebe dhe për këtë arsye dyshohet se e ëma nuk i ka dërguar as në shkollë prej më shumë se një muaji. Mësohet se 3 fëmijët janë të izoluar në një dhomë të spitalit bashkë me nënë me qëllim që mos të kontaminojnë ambientet dhe të përhapet tek fëmijët e pediatrisë. Nëna pretendon se fëmijët i mbante të izoluar në banesë pasi ishin të infektuar me zgjebe dhe se edhe shkolla ishte në dijeni për mungesën prej 1 muajsh në shkollë, ku kishte dërguar edhe raport.
33-vjeçarja prej 3 muajsh jetonte me qira në pallatin në Durrës ku u gjendën 3 fëmijët dhe punonte si banakiere në qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo pretendon se fëmijët i mbante në banesë vetëm, pasi duhej të punonte për të siguruar të ardhura dhe se aktualisht paguhet vetëm 40 mijë lekë.
Edhe një prej fëmijëve, 10 vjeç, mësohet të ketë deklaruar se e ëma nuk i linte vetëm, por ajo ikte dhe vinte. Ndërkohë, nëna 33-vjeçare në dëshminë e saj ka pretenduar se ky është një kurth i ngritur nga ish-vjehrra, që sipas saj e ka paditur se braktis fëmijët. Ajo thotë se është e detyruar që t’i lërë vetëm gjatë kohës që punon, për shkak se nuk kanë të ardhuara dhe se babai paguan vetëm 18 mijë lekë në muaj.
“Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë. Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë. E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej. Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj?
Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?”, ka dëshmuar nëna.
Historia mes çiftit duket e koklavitur. Babai i 3 fëmijëve ka qenë 5 vite në burg në Itali. Pasi ka shlyer dënimin, ish-burri i ka kërkuar 33-vjeçares të ribashkohen dhe kanë qëndruar në Itali gjatë vitit 2025 për një periudhë të shkurtër kohore. Fëmijët kishin marrë edhe dokumentet italiane, por në muajin shtator 2025, 33-vjeçarja është kthyer në Shqipëri dhe 3 fëmijët i ka lënë te ish-bashkëshorti. Më pas ajo ka marrë dhe fëmijët dhe i ka regjistruar në shkollë në Durrës.
Ndërkohë, gjyshja e fëmijëve dje ka publikuar një video nga brenda banesës, ku tre të miturit dallohen të ulur në krevat, ndërsa ajo pretendon se janë braktisur nga e ëma. Në video dallohen edhe kushtet higjienike në të cilat jetojnë fëmijët, me banesën e mbuluar nga plehrat dhe rrobat.
Lajmi në përditësim...
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë për emisionin Sot Live në Shqipëri në Report Tv, nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.
Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve për Report Tv
Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Nëse do i lija vetëm. Gjatë ditë si kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.
Kur vinte në Shqipëri, më thonte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.
Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.
Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.
Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.
Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihën sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam rrogën 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.
Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.
Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë.
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se ka braktisur 3 fëmijët, në një prononcim për Report Tv thotë se gjithçka është një kurth. E reja akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd. Nëna e 3 fëmijëve tha për gazetarin Aldo Mustafa se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.
Nëna: Familja ndodhet jashtë. Nuk është se jemi në gjendje të mirë ekonomike.
Gazetari: Sa i përket situatës, pse ishte në atë gjendje shtëpia?
Nëna: Pretendimi im që kam, shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje. Është vënë dorë, për të më hedhur mua poshtë. Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi janë rritur me dashuri për gjyshen dhe babanë. Nuk kam kontakte. Që kur ka dalë nga burgu, këto muaj nisi 180 mijë lekë, ca do bëj unë me 180 mijë lekë nëse rri 24 orë në shtëpi. Fëmijët nuk kanë qenë në shkollë, kanë qenë sëmurë, u kam dërguar raport.
Komente











Ok gjyshja paska (Sajuar) Por ne cved te botes femit mbyllen brenda Pa prezencen e nenes ose babaj. Ku ishte zoja. Kur gjyshja boni videon. Femijet nuk lihen vetem kurr as dhe nje moment sidomos te miturit. Keshtu jo qe dukesh e bukur ne foto nuk ishte e bukur ne shtepi. Jan te tjera femra ato qe I mbajn te dyja.ajo mund te thot cute doj.por e verteta duket.
Përgjigju