GJERMANI - Kjo është videoja e grupit “The Alicka Problem”, një grup rocku shqiptaro-gjerman me pjesëtarë Joni dhe Julia Aliçkaj, fëmijët e ambasadorit shqiptar në Paris, Ylljet Aliçkaj.

Videoja me titull West (Live from basement), Perëndim (drejtpërdrejt nga bodrumi) është 5.21 minuta dhe është konceptuar nga Julia Aliçkaj, që luan edhe në kitarë, ndërsa kënga në anglisht i është besuar Jonit, vëllait.

Videoklipi është shumë prekës dhe denoncues, njëkohësisht. Është shqiptari i dikurshëm, i dëlirë, i pastër, i pafajshëm, përballë atij të sotmit, konsumator droge, i dhënë pas seksit, pas reality show-t dhe pervers.

Më shumë detaje për grupin dhe videon do të gjeni në gazetën e nesërme Shqiptarja.com.