Për 5 netë me radhë fëmijët e talentuar aktruan në skenën e improvizuar të lagjes muzeale “Mangalem” në Berat. Në natën finale të festivalit teatror juria e përbërë nga aktorët Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku dhe Anila Bisha ndanë çmimet për fituesit.
Trupa teatrale e qytetit të Fierit, e cila u paraqit me dramëm "Medea" mori çmimin e parë. Të dytin, trupa teatrale e qytetit të Elbasanit me shfaqjen "2 martohen 200 tërbohen" dhe çmimin e tretë, trupa teatrale e qytetit të Beratit me shfaqjen "Zonja nga qyteti".
Kryetari i jurisë Ndriçim Xhepa tha se Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë "Një mbi një Dritaret” po nxjerr ne pah talentet e reja.
Në këtë komepticion morën pjesë artistët e vegjël nga 10 qytete; Berat, Dimal, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Kukës, Tiranë e Sarandë, të cilët dhuruan mjaft emocione për publikun dhe turistet në qytetin e UNESKO-s.