TIRANE - Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur, linja kombëtare e telefonit për fëmijët e humbur protestoi përpara Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar intensifikimin e hetimeve për gjetjen e pesë fëmijëve të zhdukur në vitet e fundit: Mirjeta e Isa Matmuja (dy fëmijët lart) dhe Julian Çela, Bleona Mata dhe Marteo Bejaj (më poshtë).
Linja “Alo 116” ngre gjithashtu shqetësimin se arratisja, apo largimi i fëmijëve e adoleshentëve me disa orë në ditë, është forma më e përhapur e manifestimit të refuzimit, që fëmijët në Shqipëri i bëjnë situatave familjare të dhunës, si dhe abuzimit me ta.
Kreu i kësaj linje, Altin Hazizaj, në një deklaratë për mediat kërkoi krijimin e një regjistri kombëtar për trafikuesit dhe shfrytëzuesit e fëmijëve.
Gjithashtu, ai kërkoi trajtimin me emergjencë të çdo denoncimi për rastet e largimit të fëmijëve brenda gjashtë orëve, që nga momenti që fëmija rezulton i humbur, apo jeta e tij nuk është në rrezik.

Marrë nga "Top Channel"
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Historia e zhdukjes e Bleona Matës