PRISHTINE, 25 Prill/ATSH/- Në Kino ABC, rreth 20 fëmijë patën mundësinë të kalojnë një pasdite të këndshme me filmin e animuar "HOME" i cili është në 3D. Për rreth 2 orë fëmijët u argëtuan me personazhet e filmit që provonin ta shpëtojnë planetin tonë.
Për shumicën kjo ishte hera e parë që vizituan kinemanë gjë që atyre u ofroi një kënaqësi të veçantë. Pas shfaqjes së filmit ata dolën të ngazëllyer duke diskutuar me njëri-tjetrin ngjarjet që ndodhën gjatë filmit. Një nga fëmijët u shpreh se ishte një përjetim shumë i mirë, të cilën e tregoi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. "Shpresoj të vijë prapë dhe të shoh ndonjë film tjetër sepse më pëlqeu shumë", shprehet ai.
Ndërsa njëra nga edukatoret e kësaj organizate pas shfaqjes së filmit u shpreh shumë falënderuese për këtë ngjarje. Sipas saj, kjo ishte hera e parë për fëmijët që vizitojnë kinemanë dhe se pas bisedës që kishte me fëmijët, ajo kuptoj se sa të gëzuar ishin fëmijët që e patën këtë mundësi.
Gjatë muajve në vijim në planifikimin e MDA-së janë edhe shume aktivitete të ndryshme ku do të përfshihen fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Këto aktivitetet do të vazhdojnë me vizita në kinema, teatër, lojëra sportive, pikniqe etj. Po ashtu në programin e CSR të MDA-së janë edhe studentët e universitetit të Prishtinës, ku për ta do të organizohen trajnime dhe ligjërata të ndryshme.
Që nga viti 2012, MDA ka krijuar fondin për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave që t'ju mundësohet bizneseve te ndryshme që të dhurojnë fonde për projektet e shoqërisë. /KosovaPress/a.gjonaj/ /a.g/












