TIRANE- Një dhomë e posaçme brenda Pediatrisë, e shndërruar në një klasë mësimore, do të shërbejë për t’i dhënë dije dhe për t’i sjellë copëza nga jeta e përditshme të gjithë fëmijëve të shtruar në këtë spital. Projekti, që vjen si bashkëpunim i dy ministrive, të Shëndetësisë dhe Arsimit, do të zbatohet, pa penguar trajtimin mjekësor të të vegjëlve, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.
Sipas këtij projekti, fëmijët të cilët kanë nevojë për shtrim në spital për një periudhë të gjatë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe janë të detyruar që vitin shkollor ta kalojnë në spital, do të kenë mundësi që disa orë mësimi t’i zhvillojnë dhe në kushte spitalore.
Anila Godo mjeke pediatre në QSUT, shpjegoi mënyrën se si do të zhvillohen orët e mësimit, pa i penguar të vegjlit në trajtimin e tyre mjekësor.
Aktualisht 25 është numri i fëmijëve të shtruar në pavijonin e Onko-Hematologjisë në spitalin e Pediatrisë në Tiranë. Ata trajtohen për sëmundje të rënda si leucemia dhe kanceri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com