Fëmijët në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e tyre ndaj dhunës dhe COVID! Qytetarët të shmangin përplasjet

Fëmijët në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e tyre ndaj dhunës dhe COVID! Qytetarët të shmangin përplasjet

Protestat e dhunshme dhe prania e gjerë e të miturve, të cilët nuk nguruan të shkatërronin dhe digjnin çdo gjë që u dilte para ka bërë që UNICEF në Shqipëri të shpreh shqetësimin e saj, sidomos për praninë e gjerë të fëmijëve në to.

UNICEF kërkon që të miturit e arrestuar apo që po ndihen në gjendje të lirë të marrin trajtimin dhe mbështetjen e duhur sipas ligjit si dhe ka dënuar dhunën në protesta duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga ajo dhe të respektojnë masat anti-covid, pasi grumbullimet rrisin rrezikun e infektimit të fëmijëve dhe të rinjve.

UNICEF është i shqetësuar për dëmin e mundshëm dhe ekspozimin ndaj dhunës, përfshirë këtu, dhe rrezikun e ekspozimit ndaj #COVID19 që fëmijët dhe të rinjtë mund të përballen mes protestave në Tiranë dhe në qytete të tjera.

UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtat e fëmijëve,sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, lidhur me lirinë e shprehjes dhe grumbullimet paqësore.

Gjithashtu, u bën thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës, të sigurohen që fëmijët që janë në kontakt me ligjin, duhet të marrin në kohë, trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të miturit.

UNICEF i bën thirrje mbarë qytetarëve të distancohen nga dhuna, të respektojë masat themelore ndaj mbrojtjes së COVID19, si dhe ata që marrin pjesë në protestë, ta bëjnë këtë pjesëmarrje, sa më paqësore dhe jo të dhunshme.

Tirana prej 4 ditësh është ndezur ku dhuna, shkatërrimi dhe djegia është ajo që po mbizotëron në disa nga rrugë kryesore të qytetit. Protestuesit, shumica të rinj, javë shfaqur tepër të revoltuar në turma duke thyer e djegur çfarë t'u dalë para. Nga qeveria kjo është cilësuar si përdorim i fëmijëve nga opozita, ndërsa për vetë opozitën kjo revoltë vjen si pasojë e keqqeverisjes prej 7 vite.

Shkak i nisjes së protestave u bë vrasja e 25-vjeçarit Kodjan Rasha nga një polic gjatë orës policore më 8 dhjetor.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb