Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar serish për dhunën në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe opozitës. Kryeministri shkruan se Ilir Meta dhe Sali Berisha ta harrojnë se Shqipëria kthehet mbrapa por do të ecë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj.

"Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t'i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj!", shkruan Kryeministri në Twitter.

Edhe dje Kryeministri Rama akuzoi opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës, duke i cilwsuar kwto akte si poshtëruese pwr kujtimin e Klodjan Rashës. "Luli, Saliu, Iliri dhe Monika Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje", shkroi dje Rama. Ai akuzoi Presidentin Meta dhe ish-Presidentin Berisha si nxitës të dhunës.

Rama ishte mbrëmë në QSUT për të vizituar policët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
PD i përgjigjet Ramës: Arroganca 7 vjeçare e qeverisë, shkaktarja e vetme e revoltës së të rinjve

PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Gazmend Bardhi  tha se Rama nuk duhet të fajësojë opozitën pasi nxitëse e dhunës, por keqqeverisje e tij.

"Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve", shkruan bardhi

Ora 13:18
Shkatërrimi i selisë së PS Shkodër, Rama: Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë. Duke bërë përgjeg3ëjsië opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine  të miturve për këtë, Rama shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë", shkruan Rama në tëitter,