Në kuadër të ditës së revulucionit të ushqimit, “Food Revolution Day” u organizuan në shkollën World Academy of Tirana një sërë aktivitetesh për fëmijët, të cilët duhet të njohin mirë ushqimin nga toka deri në tryezat e tyre.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria organizon aktivitete në sensibilizimin e ushqimit dhe ushqyerjes në këtë ditë ndërkombëtare të ushqimit.
Ishin fëmijët ata që e përfaqësuan këtë ditë të ushqimit duke nisur kështu edukimin për ta vlerësuar atë që në brezat e vegjël.
Aktiviteti filloi me leksionet e shefave të kuzhinës, të cilët i mësuan fëmijëve vlerat ushqimore duke vlerësuar produktet por edhe duke i larë ato në mënyrë që ushqimi të jetë sa më i shëndetshëm.

Dhurata Thanasi Daneri, një prej organizatoret e "Food Revolution Day" në këtë shkollë tha se qëllimi i revulucionit të ushqimit është që të ruhet tradita e ushqimit, të mësohet gatimi që në fëmijëri dhe të konsumohet ushqimi i shëndetshëm.
“Fëmijët sot mësuan se si duhet të hamë shëndetshëm, si ta njohim ushqimin dhe higjenën e tij”, tha Dhurata.
Fëmijët dukeshin të lumtur që në këtë ditë mundën që mësonin shumë prej gatimeve dhe ta vlerësonin atë. Përpos kësaj, ata shijuan gatimin e tyre më të dashur që ishin krepat me qumësht, vezë dhe fruta të gatuar nga shefat e kuzhinës.

Shefi i kuzhinës Armando Kikino së bashku me shefat e tjerë të kuzhinës u mësoi fëmijëve që në këtë ditë të vlerësojnë më tepër ushqimin. Ai tha: “Duhet ta fillojmë nga fëmijët të cilët duhet të dinë dhe të kuptojnë të drejtën e ushqimit dhe mënyrën e ushqyerjes”.
Ndërsa drejtoresha e shkollës “World Academy of Tirana” Gladiola Dona tha se ndihej e lumtur për këtë organizim në këtë ditë të veçantë të ushqimit. “Gjatë muajit të fundit ne kemi zhvilluar në faza të ndryshme mësime rreth mënyrës së ushqyerjes dhe ushqimit” tha Dona.

Në këtë atmosferë të bukur rrethuar nga fëmijë të lumtur duke qenë ata në qendër të gjithë aktivitetit, arritën ta përvetësojnë gatimin e ushqimeve dhe rëndësinë e saj në ditën e revolucionit të ushqimit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com