Fëmijët vallëzojnë për Festën e
Pavarësisë në Muzeun Kombëtar

Fëmijët vallëzojnë për Festën e<br />Pavarësisë në Muzeun Kombëtar<br>
Janë fëmijët ata që i kanë dhënë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë një emocion te veçantë manifestimeve për ditën e Pavarësisë.

Ndërkohë, që Sheshi Skënderbej është gjallëruar nga grupet koncertore, simbolet kombëtare e kostumet shumëngjyrëshe, në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar të ofruar nga drejtori i Institucionit Dorian Koçi, është është shfaqur një koncert vallëzimi.

Shfaqja e Baletit është përgatitur nga primabelarina e njohur Adela Muçollari.

Festa ka nisur me këngën simbolike të bashkimit kombëtar

Fëmijët e moshave nga 5 deri në 10 vjeç janë përfshirë në vallëzimet e mbushura me gëzim e entuziazëm. Ata dinë të festojnë bukur...

Nuk kanë munguar edhe perfomancat individuale.

Publiku ka duartrokitur përgjatë gjithë shfaqjes. Dita kur u shpallë pavarësia, festa kombëtare e 28 nëntorit do të vijojë deri në mbrëmje, me ekspozita, koncerte e spektakle.

[gallery]24917[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false