Femrat, Altin Rraklli: Fitorja me
Greqinë është dhuratë për UÇK-në

Fitorja me ekipin e Greqisë 1-0 ka krijuar një atmosferë mjaft entuziaste në Shqipëri duke rikthyer kujtimet e ndeshjes së 2004, ku Shqipëria arriti që të siguronte një nga sukseset ndoshta më të rëndësishme në histori, pasi mundi Greqinë në provën e parë pasi ishte shpallur kampione e Evropës 2-1. Përsëritja e këtij triumfi është një meritë e trajnerit të kombëtares së femrave Altin Rraklli, i cili duket se ua ka marrë dorën grekëve.
Altin si ndiheni pas triumfit ndaj Greqisë?
Sigurisht që ndihem shumë mirë, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por falë impenjimit maksimal në fushë dhe zbatimit të të gjitha detyrave nga ana e ekipit arritëm që të merrnim tre pikët e para.
Duket se Greqisë ia keni marrë dorën, pasi edhe në 2004 e mundnit?
Fitorja me Greqinë është gjithmonë një ndjejë e vecantë, pasi edhe rivaliteti mes dy shteteve është shumë i fortë. Nuk e di nga se buron, por ata na urrejnë më shumë edhe pse na kanë bërë shumë padrejtësi. Megjithatë ne folëm në fushë me një lojë ‘Fair Play’ duke marrë fitoren, kjo është më e rëndësishmja.
Me fitoren ndaj Greqisë duket se i keni realizuar objektivat?
Janë pikë të veçanta, pasi pritshmëritë ishin të mëdha, por mbi të gjitha ishin pikët e para që merrnim dhe lëmë pas një kundërshtarë direkt në renditje.
Ndeshja kishte pothuajse dy tablo, si e komentoni?
Pjesa e parë nuk ishte aty ku duhej, pavarësisht se krijuam shumë raste për shënim, por nuk arritëm që ti finalizonim me sukses para portës duke humbur mundësi të arta. Ndërsa në pjesën e dytë ishim më të lirshëm dhe arritëm të zhbllokoheshim dhe shënonim.
A ka shpresa Shqipëria për kualifikimin në botëror?
Kualifikimi do edhe shumë punë, pasi kemi edhe mjaft ndeshje për të zhvilluar. Megjithatë paraqitja e deritanishme e një ekipi që nuk ka shumë përvojë në arenën ndërkombëtare mund të cilësohet pozitiv. E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë rrugë që kemi nisur.
A jeni në dijeni të incidentit që ndodhi në stadium me tifozin që u shoqërua në komisariat për flamurin e UÇK?
Jam shumë i habitur për faktin që flamuri i UÇK sjell kaq shumë frikë për grekët, nuk e di se përse ndodh një gjë e tillë. UÇK ka luftuar për çlirimin e Kosovës dhe ajo që duhet të irritohet është Serbia dhe jo Greqia. Madje nuk shpjegoj dot as gjestin e PAOK kundër Kaces. Dua ti falënderoj tifozët për mbështetjen që na dhanë për fitoren kundër Greqisë, e cila ishte peshqesh për ata.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti