TIRANE - Ndërsa është bërë e ditur prej vitesh se krimi dhe dhuna në familje ka pasur një hov monstruoz në vendin tonë, duket se vetë viktimat kryesore të këtij fenomeni, femrat, po sensibilizohen dhe po denoncojnë në strukturat përkatëse.

Në vitet e fundit, nga ana e strukturave të Poilicisë dhe të shumë OJQ-ve në vend, është bërë një punë e pareshtur në dënimin dhe parandalimin e dhunës në familje, në raport të drejtë dhe me rritjen e këtij fenomeni. Por ajo cka bie më shumë në sy nga raportimet dhe statistikat më të fundit të policisë, është dhe kundërpërgjigjia dhe sensibilizimi i vet femrave në vend. Këto të fundit, duket qartazi që nuk janë më pala e heshtur apo e pambrojtur juridikisht e kësaj shëmtie sociale që ka prekur dhe vazhdon të prek familjen shqiptare, progresisvisht me krizën ekonomike apo me problematikat e përqasjes kulturore të emancipimit të gruas në familje. 

Femrat po denoncojnë, në masë

Në deklaratën më të fundit për shtyp të Policisë së Shtetit bëhet me dije se në Kryeqytet, mëngjesin e ditës së djeshme, vetëm në 3 orë janë bërë 4 denoncime dhe gjithashtu janë lëshuar 4 urdhëra mbrojtjeje për gratë e dhunuara. Gjithashtu, po në kryeqytet, nëse merren parasysh deponimet e bëra në polici në tre ditët e fundit, numri i rasteve të denoncuara shkon në 6.

Përpos këtyre të dhënave, duhet parë dhe ana tjetër e medaljes e fenomenit të denoncimit të dhunës në ambientet familjare. 6 padi në tre orë, 4 në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë tregues i rritjes eksponenciale i këtij fenomeni jo human dhe gjithashtu të jashtligjshëm. Por ajo çka vihet re në të dhënat e publikuara nga Policia e Shtetit është dhe fakti se dhuna nuk vjen vetëm nga figura mashkullore e “burrit” por edhe nga figurat qe lidhen ngusht me të në qarkun e familjeve patriarkale. 

Në një rast Policia denoncon dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar brenda ambjenteve të familjes nga figura e “vjerrës”. 

Në një rast tjetër, edhe më të pabesueshëm, një 44-vjeçare është paraqitur në Polici sepse ish gruaja e bashkëshortit të saj, e dënuar më parë për “Dhunë në familje”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

Pavarësisht punës dhe emancipimit të strukturave të Policisë për të përballuar këtë fenomen brenda familjes, ai që mbetet ende objektiv gjysmak në shoqërinë tonë është ndërgjegjësimi si dhe çarmatosja nga monopoli i dhunës i figurës mashkullore, apo i të ashtuquajturit “kreu i familjes”.
 
Më Poshtë deklarata e plotë për shtyp e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë:

Në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë së Kryeqytetit, është ndërhyrë në 7 - raste të parandalimit të krimit në ambjentet familjare, duke kryer veprimet proçedurale dhe plotësuar Kërkesë Paditë për lëshimin Urdhërave të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Më datë 18.09.2014 ora 10.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases S.B, 48 vjeç, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi H.B, 48 vjeç, banues në Sauk të Vjetër, Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdushme ndaj saj. . Materialet proçeduriale i’u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 18.09.2014, ora 08.00, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases E.P, 44 vjeç, banuese në sepse ish gruaja e bashkëshortit të saj shtetasia L.Q, e dënuar më parë për “Dhunë në familje”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet proçeduriale i’u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 18.09.2014 ora 10.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases V.T, 36 vjeç, banuese në pasi bashkëshorti i saj shtetasi A. T., 44 vjec, banues në adresën e mësipërme, Tiranë, me arsim 8 klasë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet proçeduriale i’u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 18.09.2014 ora 11.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes shtetases A. G., e datëlindjes 12.05.1976, banuese në rrugën “Dalip Topi”, Tiranë, me arsim 8-klasë, pasi vjehrra e saj shtetasia F. M., e datëlindjes 25.10.1951, banuese në adresën e mësipërme, Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet proceduriale i’u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006

Më datë 15 09.2014 ora 14. 00, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.D, 32 vjeç, banues në Picallë Tiranë, sepse në ora 13.30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.D, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.

Më datë 15.09.2014, ora 20.00, filloi proçedimi penal për shtetasin I.V, 44 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 16.30, në banesë ka kanosur bashkëshorten shtetasen V.V, të cilës ju u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Neni 84 i K.Penal.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)