Femrat fitojnë me Greqinë, policia
s'lejon flamurin e UÇK në stadium
Shqipëria ka fituar përballë Greqisë në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit me rezultatin minimal 1-0 me një super gol duke gjunjëzuar helenët.
Shqipëria ka fituar përballë Greqisë në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit me rezultatin minimal 1-0 me një super gol duke gjunjëzuar helenët për herë të dytë në Shqipëri brenda pak viteve. Kombëtarja e femrave ka zhvilluar një super ndeshje duke treguar se e meritoi plotësisht fitoren e parë në grupin e 5-të për eliminatoret e kampionatit botëror të Kanadasë që do të zhvillohet në 2015.
Psa kësaj ndeshje Shqipëria renditet në vendin e 5-të në grup me 3 pikë në katër ndeshjet e para që ka zhvilluar, teksa pas lëmë Greqinë më zero pikë. Për t’u rikthyer te ndeshja, ekipi i drejtuar nga Altin Rraklli ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë që në pjesën e parë, por nuk ka arritur që të konkretizojë saktë, sidomos një rast të artë me Berishën, e cila nuk është treguar e saktë para portës kundërshtare duke humbur një mundësi të mirë për gol.
Në pjesën e dytë vajzat e Rrakllit rrisin intensitetin e lojës dhe presionin kundër heleneve duke shënuar me Velajn një super gol. Futbollistja shqiptare pas një inkursioni të shpejtë nga e majta e fushës greke hyn bukur në zonë shmang një kundërshtare mjaft lehtë me një triblim dhe shënon një gol që për nga mënyra e ekzekutimit do ta kishte zili edhe Ronaldo. Goli në minutën e 53’ vulos edhe fitoren e Shqipërisë, pasi grekët nuk arrijnë që të konkretizojnë në minutat në vazhdim asnjë rast deri në vërshëllimën e arbitrit.
Flamuri i UÇK, policia shoqëron një tifozNë fillim të ndeshjes, forcat e policisë së Durrësit që ishin përcaktuar për mbarëvajtjen e ndeshjes kanë shoqëruar në komisariat një tifoz kuqezi i cili në shenjë proteste për veprimet e ekipit të PAOK në Greqi ndaj futbollistit të kombëtares së meshkujve, Ergys Kace pas fotos me flamurin e UÇK vendosën që të shpalosin një flamur të madh pikërisht të UÇK.
Por forcat e policisë i kanë paraprirë veprimit të tifozit kuqezi duke e shoqëruar për disa minuta dhe më pas e ka lënë të lirë. Në faqen e tyre në ‘Facebook’ grupimi i njohur që mbështet kombëtaren shqiptare përmes një deklarate shprehet se “Tifozat Kuq e Zi largohen nga stadiumi ‘Niko Dovana’ ku po zhvillohet ndeshja midis Greqisë dhe Shqipërisë, për shkak të shoqërimit të një nga anëtarëve tonë PADREJTESISHT pasi po mbante hapur flamurin e UÇK-se.
Para shumë kohësh u përjashtua Ergys Kace nga ekipi për mbajtjen e këtij flamuri në shtetin grek, sot nga Policia e shtetit Shqiptare shoqërohen në polici qytetarët e saj po nga i njëjti veprim’ përfundon grupimi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22