TIRANE- Qeveria përmes Komisionit të Ndihmës Shtetërore ka miratuar një fond vetëm për femrat sipërmarrëse me synim, rritjen e pjesëmarrjes femërore në krijimin e bizneseve të tyre, i cili nis sivjet dhe vijon për 4 vite të tjera.
Ndihma shtetërore ka krijuar Fondin në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse me vlerë gjithsej prej 26,5 milionë lekë.
Kjo ndihmë do të jepet në formën e pagesës së interesave për kredi për gratë që duan ta përdorin për investime në biznes. Përfitues të ndihmës, sipas skemës, janë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që drejtohen nga gratë.
Ndihma do të jepet ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorët prodhues, shërbimit, në industrinë fason, turizëm, kërkim-zhvillim, agropërpunim, dizenjim, modelim dhe artizanat.
Për një ndërmarrje, skema për 4 vjet do të mbulojë 50 % të normës së interesit me një shumë jo më të madhe se 1 milionë lekë për një kredi.
Ndërsa këtë ndihmë e jep qeveria përmes Drejtorisë së Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), zbatimin dhe monitorimin do ta ndjekë AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve)./ATSH/
/Shqiptarja.com