Femrat janë më të prekurat nga stresi e lodhja sesa meshkujt

Femrat janë më të prekurat nga stresi e lodhja sesa meshkujt

Foto ilustruese

Një hulumtim i ri zbulon se femrat janë më të rrezikuara nga lodhja dhe stresi nga puna sesa meshkujt. Lodhja në vend të punës është gjë e zakonshme mes dy gjinive, por një studim i ri ka zbuluar diferencën alarmuese mes dy gjinive.

Pas hulumtimeve dhe eksperimenteve me mijëra persona, hulumtuesit e Universitetit Montreal kanë zbuluar se femrat janë shumë më të prira të vuajnë nga stresi dhe lodhja nga puna sesa meshkujt, për shkak se ato janë më pak të prira të jenë në pozita të fuqishme, gjë e cila i shkakton ato të mbushen me ankth.

Pra, sipas profesorëve, femrat punëtore lodhen dhe stresohen me ritëm më të shpejt thjesht për shkak të natyrës së punës së tyre. Thënë më thjesht, shumica e femrave nuk kanë pozita vendimmarrëse, që do të thotë se kanë më pak mundësi t’i shfaqin aftësitë e tyre dhe kësisoj ato fillojnë të lodhen emocionalisht.

Por, përveç mungesës së autoritetit, edhe vetëbesimi i ulët bashkë me vështirësitë për ta balancuar punën me jetën familjare bëjnë që femrat të lodhen, stresohen dhe të kenë probleme emocionale nga puna. Ky është problem që shkakton dhimbje koke, mungesë motivimi, dhimbje në gjoks dhe i rrit shanset për sëmundje të zemrës dhe çrregullime të imunitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat