Shqipëria pësoi humbjen shtatë radhazi në fazën paraeliminatore të kampionatit europian, e para për trajnerin Armir Grima që zëvendësoi në këtë detyre të dorëhequrin Altin Rraklli.

Vajzat kuqezi edhe pse dhanë shkëndija pozitive në organizimin e lojës, e patën të pamundur për të shmangur disfatën ndaj një skuadre që pretendon kualifikimin, duke u mundur 0-3 në “Elbasan Arena”, nga Rumania.

Lojtarja rumune Vatafu ka qenë autorja e të tre golave për përfaqësuesen e saj, nga të cilat dy i ka shënuar me goditje dënimi në hyrje të zonës. Ndeshjen e fundit në Grupin 3 Shqipëria do ta luajë më 20 shtator në transfertë ndaj Francës.


Redaksia Shqiptarja.com