Presidenti i Sri Lankës ka thënë se organizatorët që sollën Enrique Iglesias për të performuar në vendin e tyre, duhet të fshikullohen me kamxhik.

Maithripala Sirisena ishte shumë i revoltuar nga sjelljet ‘e pacivilizuara’ të femrave që ndoqën shfaqjen, që vraponin drejt skenës për të puthur këngëtarin, ndërsa i hidhnin mbathjet e tyre.

Ai tha se organizatorët duhet të fshikullohen me kamxhik të helmuar, duke iu referuar një metode antike ndëshkimi. Koncerti u mbajt në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, më 20 dhjetor.

Sirisena u shpreh i shokuar nga sjelljet e femrave, që hiqnin reçipetat në publik, i hidhnin mbathjet drejt yllit të pop-it, dhe rendnin drejt skenës për ta përqafuar dhe puthur.

“Kjo është sjellja më e pacivilizuar, që bie ndesh me kulturën tonë”, tha presidenti në një takim publik, ndërsa shtoi se fajin për një sjellje të tillë nuk e kanë femrat, por organizatorët e eventit.

Presidenti u ankua edhe për çmimin e lartë të biletave, që varionin nga 5,000 rupi (35 dollarë) deri në 50,000 rupi (350 dollarë).
 enrique iglesias
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)