Fenomeni i dhimbshëm/ 'Braktisi' të miturin në mes të Greqisë për të marrë azil, nën hetim babai nga Librazhdi

Fenomeni i dhimbshëm/ 'Braktisi' të miturin në mes të Greqisë për të marrë azil, nën hetim babai nga Librazhdi

Foto ilustruese

Një tjetër rast i braktisjes së të miturve nga ana e prindërve në vendet e BE-së për qëllim azilkërkimi është goditur nga policia, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

SH. Z nga Librazhdi është proceduar penalisht pasi ka lënë në Veria të Greqisë djalin e tij të mitur me qëllim që të përfitonte azil politik.

"Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.   

Policia Kufitare e Kakavijës ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervistimet dhe bashkëpunimin me homologët e shtetit grek, për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi  dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.  

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Fatkeqëisht ky bëhet rasti i dytë i 'braktisjes' së të miturve brenda 24 orëve në vendin tonë.

Dje një 24-vjeçare është vënë nën hetim pasi ka shoqëruar vëllanë e mitur në një nga vendet e BE-së dhe më pas e ka lënë aty me qëllim për të përfituar azil.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar