Fenomeni, në Kukës këshilli 
 i shpërndarë mes 24 partive

TIRANE- Të majtën dhe të djathtën i pret një sfidë e re në konstituimin e këshillave bashkiakë të qarkut të Kukësit. Në të tre bashkitë, Has, Kukës dhe Tropojë, asnjë parti nuk arrin e vetme të jetë faktor, e akoma më habitshëm, anëtarët për këshilltarë janë të shpërndarë nëpër parti, ku secila prej tyre ka thuajse në çdo rast, nga një këshilltar. Kjo e bën të pamundur konstituimin e këshillave, pra zgjedhjen e kryetarit dhe sekretarit të këshillit, pasi është e vështirë krijimi i grupeve të qëndrueshme të influencës.

Kukës
Për shembull, në Bashkinë e Hasit, këshilltarët janë të shpërndarë mes 20 partive, ku secili ka nga një këshilltar, përjashtuar Partinë Demokratike që ka 2. Në këtë mënyrë, ka individë të cilët janë zgjedhur këshilltarë me vetëm 211 vota, siç është ai i LZHK-së në këtë bashki. Në këtë mënyrë, për bashkinë e Hasit kanë nga një mandat për këshillin bashkiak partitë PDM-E, LZHK, PBKD, PLL, PR, POSH, PAA,PS, PPAK, PASH, FRD, AAK, LSI, PDRE, PMDE, LDSH, PDM, PSM dhe PDK.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës