Fërgesë e shpejtë me salcë speci dhe gjizë
Përbërësit:
- 400 gr salcë speci
- 1 qepë
- 1 vezë
- 200 gr gjizë ose njomëz
- 2 lgj vaj ulliri
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe 1 filxhan ujë. Shtojmë fërgesën, gjizën dhe e lëmë për 5 minuta të zihet. Shtojmë bimë aromatike dhe një vezë në mes. E vendosim në një tavë balte ku e kemi ngrohur pak më parë dhe e pjekim për 20 minuta në 200 gradë.
Komento
Komente












