Ferguson: Nemanja Vidiç ka qenë
i gatshëm të luftonte në Kosovë

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka botuar kohët e fundit një libër për autobiografinë e tij. Ish-trajneri skocez ka përmendur në autobiografinë e tij disa fakte interesante rreth mbrojtësit serb të Manchester United, Nemanja Vidiç.

Ferguson pohon se Vidiç i kishte thënë në vitin 2009 se ishte i gatshëm të luftonte në Kosovë. "Vidiç ishte i ashpër, një tip i errët dhe i pa kompromis. Ai mu afrua në vitin 2009 dhe më tha se e kishin telefonuar nga atdheu i tij dhe e kishin ftuar që të kryejë ushtrinë. Kur e pyeta me ankth se si po mendonte ashtu, çfarë ishte duke thënë, ai mu përgjigj: Kosova. Po shkoj, kjo është detyra ime. E kishte atë shikim drejt në sy", shkruan Ferguson në librin e tij.

Por, pavarësisht gjithçkaje, Vidiç kishte qëndruar në Manchester dhe nuk kishte shkuar kurrë të luftonte në Kosovë.

Pas gjithë kësaj deklarate, interesant është fakti se si do të reagojë lojtari tjetër i Manchester United, Adnan Januzaj nga Kosova. Xhaxhai i Januzajt kishte marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë si pjesë e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen