Nga lart duket si një mozaik gjigant; nga afër, çdo pjesë e saj është një kungull.

Bëhet fjalë për portretin e krijuar nga artisti Andrew Bega në një fermë në Angli që ka thyer rekordin botëror Guinnes. 

Portreti paraqet prezantuesin britanik të dokumentarëve për natyrën, David Attenborough, me rastin e 100-vjetorit të tij.

Për ta bërë figurën të dallueshme nga lart, artisti Bega përzgjodhi me kujdes kunguj me ngjyra e madhësi të ndryshme.

Në mozaik, Attenborough shfaqet pranë numrit 100 dhe mban një bretkosë në dorë. Për të gjithë mozaikun janë përdorur mbi 10 mijë kunguj ndërsa përmasat e portretit janë 218 metra katrorë. 

Mozaiku është 19 metra katrorë më i madh se një portret i këngëtarit Ozzy Osbourne i krijuar një vit më parë nga ferma Sunnyfields. 

Ideja për të përdorur kunguj si dekor nisi tetë vjet më parë, kur pronari i mëparshëm i fermës i vendosi në formë piramide. Vizitorëve u pëlqeu aq shumë sa familja e ktheu në traditë. Këtë vit, emrin e personit që do të shfaqej në mozaik e zgjodhi publiku përmes rrjeteve sociale.