Në fshatrat e Fierit me qindra hektarë tokë janë kultivuar me misër. Report TV shkoi në fshatin Topojë të Semanit, aty ku fermerët po punojnë për korrjen dhe mbledhjen e kësaj kulture bujqësore. Prodhimi është i mbarë këtë vit, por fermerët ankohen për mungesën e tregut. Ata thonë se misri shitet me 40 mijë lekë për kuintal me shumicë, çmim ky që nuk justifikon as koston e prodhimit.

 “Kam mbjellë 6 dynym me misër .Tregu nuk është i mirë se vijnë e kërkojnë me 40 -45 lek për kilogram. Shpenzimet janë të mëdha. 1 kuintal pleh ure bën 120 mijë lekë, por një dynym tokë të paktën do 60 kg ure, prandaj nuk ka leverdi. Edhe korja nga 12 që ishte ka vajtur me 18  edhe shërbimet e tjera ka vajtur aty ku nuk mbahet më".

Kemi shpenzuar se plehrat janë shumë të shtrenjta dhe ato që duam të marrin nuk ja marrim as fasules e as misrit. Sivjet kam mbjellë 1 ha misër dhe 1 ha me fasule që këto të fundit nuk I kemi shitur. Për grurin kam ende 15 kuintal pa shitur. Nuk shitet pasi nuk ka treg, shteti të vërë pak dorë, jo fare.

Prodhimi i misrit në krahasim me shpenzimet që kemi bërë është shumë i ulët. Çmimi i misrit siç thonë është me 40 mijë lekë kuintali, pra ky çmim nuk ja arrin të mbulojë këto shpenzime”, shprehen fermerët.

Një ndër shkaqet e rënies së çmimit të misrit sipas tyre është dhe importi nga vendet e rajonit.