Fermerët e Korçës e kthejnë festën e bashkisë në ‘protestë’: Nuk kemi treg për mollët, shiten nën kosto

Për të nëntin vit radhazi në fshatin Dvoran të Korçës u zhillua festa tradicionale e mollës, e cila ka për qellim promovimin e produktit mjaft te njohur për këtë zone por dhe zhvillimin e turizmit. Ndryshe nga sa pritej pjesëmarrja e fermereve ne panair ishte tejet e ulët, siç shihet dhe nga stendat e boshatisura.  Prodhimi i mollëve është i bollshëm por për femerët mbetet problem gjetja e tregjeve dhe çmimi tejet i ulet i shitjes tek grumbulluesit.

“Problemet që ne kemi janë mungesa e tregut të produkteve dhe çmimi i larte i imputeve bujqesore. Me tregtimin e molles kemi problem, jemi vetem në tregun e vendit, nuk eksportojme dot. Grumbulluesit e marrin me çmim të ulët. I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkise të hartojne politika mbështetëse për fermerët”, tha një prej kultivuesve në Dvoran.

Molla shitet nën kosto, 30 deri në 50 lek për kg, por fermerët nuk heqin dorë pasi kanë investuar prej 30 vitesh në ngritjen e plantacioneve.

“Kemi disa variete molle që kultivojmë por më kërkohen gold dhe sterking. Kemi marrë frigoriferë me qira se s’kemi ku i mbajmë. Ne i shesim nën kosto, por nuk heqim dorë nga kjo punë se kemi 30 vite që investojmë. Ndryshe janë fermerët në fusha që mund ta kthejnë nga grurë në misër”, shprehet ai.  

Fermerët e rajonit të Korçës prodhojnë mesatarisht 100 mijë tonë mollë në vit dhe mbi 40% e këtij prodhimi ruhet në kushte frigoriferike.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2024 03:30

    Filluan korcaret nga ankesat! /PATJETER/,te dy emrat jane per te njejtin fshat,por emri Dvoran eshte me i vjeter,kurse Mollaj eshte i sotmi e me i mire se eshte shqiptar,nuk eshte sllav/bullgar si i vjetri.

    Përgjigju
  • Patjeter: 24/10/2024 16:19

    Nuk ka fshar Dvoran ne Korce. Mollaj ndoshta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën