Fermerët mbështesin të moshuarit e vetmuar, një akt solidariteti që synon të kthehet në traditë

Në atmosferën e festave të fundvitit Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mobilizuar fermerët përfitues të skemave kombëtare 2018 në agroturizëm për të mbështetur të moshuarit e vetmuar.

Qemali, si një nga përfituesit e skemës kombëtare, ndihmoi AZHBR-në të jetësonte një ditë argëtuese për të moshuarit e shtëpisë në Tiranë në agroturizmin e mbështetur rishtaz, në Prezë.

Të moshuarit panë sesi prodhohej vera në kantinën Enol, dhomat e pushimit dhe si natyra është ndërthurur me fermën për të krijuar një oaz pushues për vizitorët. Ata patën mundësinë të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës.

Një vizitë në agroturizëm për ta është një realitet i prekshëm, lindje e marrëdhënieve të reja shoqërore dhe vendi ku për pak kohë harrojnë ndjenjën e vetmisë. Më gëzim ata shprehen se bënë miq të rinj, dhe ndjehen pjesë të bashkësisë së tyre.

 "I njihja shokët me emër po i kisha të largët, tani ndjej se kam lidhje të thella, si rezultat i kalimit të kohës në tavolina të përbashkëta”, tha një nga të moshuarit.

AZHBR për të dytin vit radhazi sensibilizon fermerët për një qasje të orientuar nga komuniteti në nevojë, duke krijuar një frymë solidariteti për fermerët tek të moshuarit, dhe sensibilizon në dhurimin e prodhimeve të tyre në kuzhinat e njerëzve që kanë nevojë më shumë për vëmendje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë