MALLAKASTER- Tregtia në anë të autostradës Levan–Tepelenë, jo vetëm i gjelave të detit por edhe i prodhimeve të tjera bujqësore, ishte kthyer në një problematikë serioze, pasi rrezikohej jeta e përdoruesve te rrugës dhe vetë fermerëve.
Për këtë arsye, Bashkia e Mallakastrës ka çelur një treg provizor, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 28 dhjetor.
Dhjetëra fermerë të zonës kanë nxjerre ne tregun e ri prodhimet e tyre bio dhe cilësore, ndërsa njëzëri kanë ngritur shqetësimin për mungesën e tregjeve të qëndrueshme.
“Kemi stok tonelata vaj ulliri dhe produkte të tjera. Kemi humbje të mëdha financiare”, thanë ata.
I pranishëm ishte ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili u bëri thirrje fermerëve të përfshihen në skemat e subvencionimit.
Andis Salla tha se “fermeret të pajisen me NIPT për të përfituar nga lehtësirat fiskale”
Fermerët e Mallakastres kërkojnë ngritjen e pikave të grumbullimit, certifikimin e produkteve dhe vendosjen e rregullave për t’i dhënë fund tregtise informale.
Komente










