Fermerët në protestë para ministrisë së Bujqësisë, shpalosin pankartën me 6 kërkesa

Fermerët në protestë para ministrisë së Bujqësisë, shpalosin pankartën me 6 kërkesa

Protesta para ministrisë së Bujqësisë

Tirane- Edhe në Shqipëri si në mbarë Europën fermerët janë ngritur në protestë për të kërkuar më shumë mbështetje

Sindikata e Fermerëve të bashkuar protestuan paraditen e sotme para ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

Ata kanë shpalosur pankartën me kërkesat e tyre
1- Barazimi I TVSH-së për produktet bujqësore
2- Rimbursim për çdo litër qumështi
3- Naftë pa taksa pë mjetet bujëqsore
4- Faturë TVSh me çmim real nga pika te grumbullimit në ditën e dorëzimi të produktit
5- Subvencionim për farnat e fidanët
6- Subvencionim për produktet organike

Kreu i Këshillit të Fermerëve Agim Rrapaj në një intervistë për Report Tv bëri thirrje qeverisë  të marrin masa për zgjidhje si afat shkurtra dhe nga ato afatgjata pasi nëse nuk marrin masa atëherë gjëndja do të rëndohet.

Fermerët kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt nëse nuk merren masa për këto kërkesa, duke filluar nga Korça të shtunën dhe në mbarë vendin.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agronomi: 08/02/2024 22:10

    Farat e filizat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve