Fermeri në Zadrimë: Po kalben perimet, s'ka treg! Do detyrohemi ta mbyllim fermën

ZADRIMË- Serat janë plot me kastraveca, domate, bishtaja dhe shalqi. Prodhimi është i bollshëm në zonën e Zadrimës, por treg për to nuk ka.

Naim Dani ka ngritur një fermë në fshatin Mabë të Lezhës, por siç shprehet ai për shkak të mbylljes së kufijve prodhimet po kalben.

"Problemet janë nga më të ndryshmet por kryesisht në fushën e tregut. Duke patur parasysh që kufijtë janë mbyllur, tregtarët që kanë ardhur nga Kosova tani nuk vijnë", tha Dani.

A keni pasur raste që perimet janë kalbur?

"Kemi pasur raste për spinaqin dhe sallatën, ndërsa aktualisht kemi bishtajat që kanë ngelur aty (sere) që ka ngelur pa shitur", tha fermeri.

Dani shprehet më tej se prodhimet e tij janë të certifikuara, por shteti nuk e mbron nga konkurrenca e pandershme. 

"Prodhimet e mia që dalin nga kjo ferme janë të gjitha organike, zero kimikate. Problemi është se kur dal ën treg shumica konkurroj me fermerë që kanë prodhime jorganike. Shteti jo vetëm nuk na mbështet por nuk na mbron nga kjo konkurrence e pandershme", u shpreh ai.

Dani shprehet se për zonën e Zadrimës është tejet e nevojshme ngritja e një qendre grumbullimi për prodhimet bujqësore.

"Në qarkun tonë shteti nuk investon në asnjë pikë grumbullimi. Tregtarët që vinin nga Kosova para pandemisë e merrnin produktin këtu, shkonin në Lushnje dhe e trajtonin sikur e kanë marrë në Lushnje për ta çuar më pas për eksport", deklaroi ai.

Situata e pandemisë ka dëmtuar jo vetëm ekonominë e fermerëve të mëdhenj, por edhe të shumë familjeve të zonës së Zadrimës që jetojnë me bujqësi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike