ZADRIMË- Serat janë plot me kastraveca, domate, bishtaja dhe shalqi. Prodhimi është i bollshëm në zonën e Zadrimës, por treg për to nuk ka.
Naim Dani ka ngritur një fermë në fshatin Mabë të Lezhës, por siç shprehet ai për shkak të mbylljes së kufijve prodhimet po kalben.
"Problemet janë nga më të ndryshmet por kryesisht në fushën e tregut. Duke patur parasysh që kufijtë janë mbyllur, tregtarët që kanë ardhur nga Kosova tani nuk vijnë", tha Dani.
A keni pasur raste që perimet janë kalbur?
"Kemi pasur raste për spinaqin dhe sallatën, ndërsa aktualisht kemi bishtajat që kanë ngelur aty (sere) që ka ngelur pa shitur", tha fermeri.
Dani shprehet më tej se prodhimet e tij janë të certifikuara, por shteti nuk e mbron nga konkurrenca e pandershme.
"Prodhimet e mia që dalin nga kjo ferme janë të gjitha organike, zero kimikate. Problemi është se kur dal ën treg shumica konkurroj me fermerë që kanë prodhime jorganike. Shteti jo vetëm nuk na mbështet por nuk na mbron nga kjo konkurrence e pandershme", u shpreh ai.
Dani shprehet se për zonën e Zadrimës është tejet e nevojshme ngritja e një qendre grumbullimi për prodhimet bujqësore.
"Në qarkun tonë shteti nuk investon në asnjë pikë grumbullimi. Tregtarët që vinin nga Kosova para pandemisë e merrnin produktin këtu, shkonin në Lushnje dhe e trajtonin sikur e kanë marrë në Lushnje për ta çuar më pas për eksport", deklaroi ai.
Situata e pandemisë ka dëmtuar jo vetëm ekonominë e fermerëve të mëdhenj, por edhe të shumë familjeve të zonës së Zadrimës që jetojnë me bujqësi.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4243
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00
-
Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit
8 Prill, 12:30
-
VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin
29 Mars, 14:59
-
Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë: Të konsumojmë produkte lokale, rrisim ekonominë vendase
22 Mars, 14:46
-
Qeveria 3.3 miliardë lekë për fermerët! Skema kombëtare e financimit do ndryshojë, rritet numri i përfituesve
12 Shkurt, 13:10
-
Divjaka nis mbjelljen e patates por në tunele plastmasi! Fermerët: Na vrasin shumë çmimet e inputeve bujqësore
11 Shkurt, 20:49
-
Shitja e lulelakrës, fermerët e Divjakës fajësojnë grumbulluesit: Çmimi i paracaktuar, po falimentojmë
9 Shkurt, 16:03
-
15 mijë tonë mollë korçe stok, në treg shitet ajo nga Serbia e Greqia! Shoqata e Biznesit kërkesë Qeverisë: Rrisni për 3 muaj çmimin e referencës në dogana
7 Shkurt, 13:58
-
250 traktorë nisen drejt Romës! Për të parën herë në histori, fermerët bashkë nën flamurin italian
5 Shkurt, 12:51
-
Vala e protestave shtrihet edhe në Portugali, fermerët organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale, bllokojnë rrugët që lidhin vendin me Spanjën
2 Shkurt, 21:20
-
Greqia premton ndihmë shtesë për fermerët protestues
2 Shkurt, 16:21
-
Lezhë/ Fermerët distancohen nga përdorimi i pesticideve, plehra organikë për vreshtat e ullishtet: Ul kostot! Ekspertët: Garantojnë prodhim bio
28 Janar, 15:35