Festat e Nëntorit, administrata dhe shkollat 5 ditë pushim! Qytetarët valixhet drejt Europës! Mësuesi: Do ‘çlodhem’ me nipër e mbesa

Java e ardhshme nis të enjten për punonjësit e administratës publike dhe shkollat, pasi për shkak të festave kombëtare ky target grup do të ketë mundësinë që gjatë këtyre ditëve t’i gëzohet 5 ditëve pushim që përfundojnë të mërkurën e 29 nëntorit.

Mësuesi i ciklit të ulët Shkëlqim Muça këto ditë pushimi tregon se do t’i shfrytëzojë për çlodhje e shkëputje nga rutina e përditshme. Kjo do të thotë më shumë kohë qëndrimi me nipërit e mbesat.

“Është një çlodhje e para dhe një opsion më i mrië më pas për rifillimin e punës pas këtyre 5 ditëve.”

Ndërsa qytetarë të tjerë kanë menduar të nisen drejt Vlorës e t’i gëzohen organizimeve të bashkisë atje.

“Mund të shkoj në Vlorë apo ku të duam, ndoshta te Mali i Dajtit.”

“Do i shpenzoj me familjen, do të rri sa më shumë me to.”

Orgest Beti, agjent imobiliar thotë se ditët e pushimit kanë nxitur te qytetarët dëshirën për të bërë valixhet gati dhe planifikuar një udhëtim jashtë vendit.

“Padiskutim se opsionet për të ikur jashtë mbeten të hapura sepse është një periudhë e gjatë dhe njerëzit planifikojnë kohën që kanë në dispozicion , kohë të cilët nuk e kanë gjatë ditëve të javës. Pjesa më e madhe janë për perëndim, Gjermania, Italia, Franca.”

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xyl: 24/11/2023 22:17

    Po mesuesit do shpetojne nga shtazèt qe kane ne shkolla dhe prindrit jane te paafte ti edukojne

    Përgjigju
    • Lala: 25/11/2023 13:19

      Se mesuesit Jan me mir gjoja? Gjysma Jan anlfabet.gjysma Jane me vendim partie ne Pune.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano