TIRANE- Një seancë pak ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë është mbajtur sot ne kryesinë e Kuvendit. Me rastin e festës së 1 Qershorit, është mbajtur sot në komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë një seancë dëgjimore me fëmijët për të kthyer më shumë vëmendje ndaj kësaj grupmoshe. Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Ilir Meta, vuri theksin në rëndësinë e krijimit të mundësive sa më të mëdha dhe të nevojshme për arsimimin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
“Thelbi i këtij solidariteti duhet të motivojë edhe parlamentin, politikën, shoqërinë civile. Ndërsa theksoi se duhet fokusuar edhe më shumë vëmendja në mbrojtjen e fëmijëve, zbatimit të të drejtave të tyre. Duhet të garantojmë arsimit dhe mundësi zhvillimi”, tha Meta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com