‘Festa e alpeve’, promovohet historia dhe pasuritë natyrore! Folklori, kulinaria e kultura artizane bëhen bashkë në Theth

Historia, trashëgimia, traditat, folklori dhe gastronomia ndërthurur bukur me pasurinë e natyrës së alpeve të Veriut të Shqipërisë, u bënë bashkë në “Festën e Alpeve” në Theth.

Promovimi i traditës kulturore të zonës erdhi përmes panaireve, si ai i xhubletës, artizanatit e kulinarisë, si dhe guidat në "Kullën e ngujimit", tek Ujëvara e Grunasit e kanionet e Thethit.

Për nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, vëmendja e shtuar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Theth do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bashkisë së qytetit në këtë sezon turistik.

"Puna e parë ishte përmirësimi i furnizimit me energji elektrike dhe puna e mbetjeve. Sot për herë të parë kjo zonë turistike ka një përmirësim të theksuar për energjinë, pastrimin dhe format e promovimit që së shpejti do të fillojnë. Disa nga projekte që kemi do fokusohen tek përmirësimi i aktiviteteve turistike, përmirësimi i shtigjeve do të ketë një vëmendje më të theksuar ndaj turizmit etnografik, atij gastronomik dhe kryesorja do të intensifikojme dhe guidat turistike", tha Rudin Beka.

Organizuar nga shoqata "Well Point" në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit festës nuk i mungoi dhe performanca e grupeve artistike nga trevat e veriut.

Mes shkëmbinjve dhe mrekullive të natyrës së veriut të Shqipërisë “Festa e Alpeve” u organizua për të pestin vit radhazi në Theth.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën