Festa e Bostanit në Divjakë, Rama përshëndet shqiptarët: Rrisim eksportet çdo vit e më shumë (Video)

Festa e Bostanit në Divjakë, Rama përshëndet shqiptarët: Rrisim eksportet çdo vit e më shumë (Video)

Foto nga "Festa eBostanit"

Është bërë  e zakonshme që Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një video që poston në rrjetin social Facwbook, dhe përcjell një mesazh të caktuar. Ditën e sotme ka postuar një video nga festimet e “Festës së Bostanit” në Divjakë, dhe i përshëndet të gjithë me pamjet e mrekullueshme teksa njerëz të shumtë janë mbledhur së bashku dhe argëtohen nëpërmjet lojërave të ndryshme.

“Festa e Bostanit” në Divjakë ka mbledhur mijëra pushues në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili vlerësoi punën e prodhuesve të zonës. Fermerët ekspozuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqiri dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 01/08/2018 12:41

    Divjaka shalqin.Shishtaveci kunguj te tipit Flamur Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot